LAJMI I FUNDIT:

Meliza Haradinaj-Stublla: Kjo është e vërteta ime lidhur me biznesin në Londër

Meliza Haradinaj-Stublla: Kjo është e vërteta ime lidhur me biznesin në Londër

Meliza Haradinaj-Stublla, e cila është propozuar për ministre të Punëve të Jashtme nga radhët e AAK-së, ka reaguar pas lajmeve se ajo ishte dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë për mos deklarim të pasurisë.

Haradinaj-Stublla ka thënë se ajo nuk e kishte deklaruar një biznes në Londër, pasi që ashtu e kishte këshilluar një avokat anglez, dhe se ai biznes ishte në shuarje e sipër, transmeton Telegrafi.

Reagimi i plotë:


E vërteta lidhur me rastin ligjor që po diskutohet rreth meje këto ditë në media, pas nominimit për Ministre për Punë të Jashtme të Kosovës, është si vijon:

1) Studimet postdiplomike për diplomaci i kam kryer në vitin 2011 në Mbretërinë e Bashkuar (në Oxford University), ku edhe kam jetuar për një kohë.

2) Në vitin 2015 kam hapur në Mbretërinë e Bashkuar një biznes përmes formës elektronike, duke respektuar në tërësi legjislacionin anglez në fuqi, me kapital fillestar prej 10 funtash.

3) Në vitin 2017, kur jam emëruar këshilltare e Kryeministrit, jam konsultuar me avokatin anglez, i cili më ka këshilluar se biznesi trajtohet si i fjetur, pa transaksione me peshë afariste, dhe në shuarje e sipër, andaj për këtë arsye edhe nuk e kam deklaruar në tetor të vitit 2017, me rastin e emërimit në detyrën e Këshilltares së Kryeministrit. Vlen të theksohet se biznesi përgjatë gjithë historikut të tij financiar, nuk ka tejkaluar vlerën prej 3,000€ qarkullim. Citoj letrën e avokatit deponuar edhe në Prokurori: “Mund të konfirmoj se kompania ‘In Middle Ltd’ nuk ishte ndërmarrje tregtare më datën 30 shtator 2017 dhe se statusi i saj nuk ka ndryshuar që atëherë. Gjithashtu mund të konfirmoj se mikro llogaritë e fundit për kompaninë për vitin që mbaron më 30 shtator 2017, treguan vlerë neto të aseteve prej më pak se 3,000 euro, e cila është brenda pragut të përcaktuar në Ligjin e Kosovës nr. 04/L-50 (dhe ndryshim/plotësimit të Ligjit nr. 04/L-228).”

4) Vendimi në shkallë të parë me të cilin jam shpallur fajtore për mos deklarim të biznesit të shuar është marrë në bazë të keqinterpretimit të statusit të kompanisë dhe pa vërtetimin nga autoritetet angleze nëse kompania është shuar apo jo. Këtë vendim e kam apeluar.

5) Kjo është e vërteta rreth rastit tim. 

Ndryshe, Meliza Haradinaj-Stublla është propozuar dje nga AAK për postin e ministres së Punëve të Jashtme në Qeverinë Hoti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori