Melinda Ademi është në përgatitje të këngës më të re, të cilën do ta publikojë me videoklip.

Ditë më parë, këngëtarja i fshiu postimet në profilin e saj në Instagram duke nisur të publikojë imazhe nga projekti i ri muzikor.


Pas publikimit të disa fotografive, ajo e ka publikuar edhe një fragment nga videoja e re muzikore.

Kënga do të titullohet “Flasin” dhe do të publikohet me videoklip të dielën (20 nëntor).

Produksioni Imagine Films është kujdesur për anën vizuale, ndërsa si gjithmonë, Melinda josh me dukjen e saj. /Telegrafi/