LAJMI I FUNDIT:

Mehmeti i KPM-së: Klan Kosova dhe Artmotion nuk do të mund të operonin po të mos kishin seli në Kosovë

Mehmeti i KPM-së: Klan Kosova dhe Artmotion nuk do të mund të operonin po të mos kishin seli në Kosovë

Në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal ka filluar mbledhja ku po raporton Komisioni i Pavarur për Media për Licencat dhe Digjitalizimin.

Në këtë raportim veç anëtarëve të këtij komisioni nga të gjitha partitë, po marrin pjesë kryetari i KPM-së, Jeton Mehmeti, anëtarët e tjerë të kësaj trupe, dhe përfaqësues të Agjensionit për Regjistrim të Bizneseve të Kosovës (ARBK).

Mehmeti në komision është përgjigjur në pyetjet e deputetëve të shtruara në mbledhjen e kaluar, më 4 korrik.


Në këtë mbledhje po diskutohet edhe ndryshimi i pronësisë së Klan Kosova dhe ArtMotion.

Në pyetjen e deputetëve nëse Klan Kosova ka ndonjë obligim ndaj KPM-së, Mehmeti është përgjigjur se televizioni i ka përmbushur të gjitha detyrimet dhe se nuk ka asnjë borxh të papaguar.

Edhe në pyetjen tjetër të ligjvënësve nëse këto dy institucione kanë zyra (njësi) në Kosovë, Mehmeti konfirmoi se asnjë biznes, e as Klan Kosova e ArtMotion nuk do të mund të operonin në Kosovë pa pasur një seli/bazë/zyrë e adresë në Republikën e Kosovës.

Përveç raportimit, në rend të ditës  ishte edhe shqyrtimi i raporteve të komisioneve të përhershme lidhur me Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr.06/L-048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, i cili u procedua për në seancë plenare me votat e anëtarëve të shumicës. /KlanKosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori