LAJMI I FUNDIT:

Mehaj pas sulmit ndaj policëve në veri: Qëndrimi i tyre në krye të detyrës në luftimin e kontrabandës, na bënë krenar të gjithëve

Mehaj pas sulmit ndaj policëve në veri: Qëndrimi i tyre në krye të detyrës në luftimin e kontrabandës, na bënë krenar të gjithëve

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, ka shprehur mirënjohjen e tij për angazhimin e Policisë së Kosovës, në angazhimin e saj për mbajtjen e rendit dhe sigurisë në vend.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, tha se rasti i fundit i sulmit ndaj policisë kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar, na bënë shumë nder dhe krenar të gjithëve.

“Në emrin tim, Ministrisë së Mbrojtjes dhe gjithë ushtarakëve të FSK-së shprehim mirënjohjen maksimale për policët tanë, gra e burra heroik, gardianë të sigurisë dhe rendit tonë publik, si dhe luftëtarë të pakompromis në zbatimin e ligjit. Rasti i fundit, kur duke rrezikuar edhe jetën e tyre dhe qëndruar fuqishëm në krye të detyrës, kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar, na bënë shumë nder dhe krenar të gjithëve, krahas përgjegjësisë së të gjithëve që të përkrahim fuqishëm Policinë tonë”.


Lëndohen pesë zyrtarë policor në veri, u goditen në veturë nga një kamion i cili po kontrabandonte mallra dhe tentoi të ikte
Lexo po ashtu Lëndohen pesë zyrtarë policor në veri, u goditen në veturë nga një kamion i cili po kontrabandonte mallra dhe tentoi të ikte

Mehaj gjithashtu u ka uruar shërim të shpejtë policëve të lënduar gjatë operacionit të djeshëm.

“Policëve të lënduar gjatë operacionit të fundit, u urojmë shërim sa më të shpejtë dhe kthim në detyrat, shërbimin dhe misionin e tyre të shenjtë”, shkroi Ministri Mehaj në Facebook.

Gjatë ditës së diele gjatë një operacioni kundër kontrabandës  në komunën e Leposaviqit, pesë zyrtarë policorë u lënduan, pasi të dyshuarit kishin goditur veturën e policisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Kalo në kategori