Megan Thee Stallion ngriti temperaturat të premten (10 qershor) kur veshi bikini ngjyrë kafe në foto të reja që i ndau me 29.1 milionë ndjekësit e saj në Instagram.

Ylli 27-vjeçar shkëlqeu teksa vëmendjen më të madhe mori gjoksin i saj ndërsa ajo pozonte në një jaht në Barcelonë të Spanjës.


“Bodying Barcelona”, ka shkruar Megan në mbishkrimin e postimit të saj, duke shtuar një 'emoji' me zemër kafe.

Screenshot 15 7 Foto: Megan Thee Stallion/Instagram

Krijuesja e hitit “Hot Girl Summer” shfaqi dekoltenë e saj të bollshme në pjesën e sipërme në premje trekëndësh me dy pjesë.

Barku i tendosur dhe këmbët e tonifikuara të reperes u shfaqën plotësisht në bikine.

58930307 0 image a 3 1654889748816

Megan e koordinoi ‘look’-un e saj me ngjyra me sandale “Gucci” dhe një manikyr me ngjyrë kafe dhe të bardhë.

Bukuroshja kishte lënë flokët e gjata me kaçurrela natyrale dhe aksesorë me një palë vathë floriri dhe dy byzylykë ari “Versace”.

58930311 0 image a 2 1654889737503

Ajo kishte një gamë magjepsëse grimi, duke përfshirë rimel ngjyrë kafe dhe ari, buzëkuq kafe me një shkëlqim buzësh karamel.

Dy burra mbajtën duart e Meganit teksa e ndihmuan të zbriste nga jahti në foton e parë që ajo ndau.

58930313 0 image a 4 1654889758931

Në dy nga imazhet, fituesja e trefishtë i çmimit “Grammy” u pa e mbështetur në jaht dhe duke hedhur shikimin larg kamerës.

Ajo tregoi të pasmet e saj të lakuara dhe shikoi në distancë në foton e fundit të shfaqjes së saj provokuese.

58934181 0 image a 13 1654895703088

Performuesja është kryesuese e festivalit muzikor “Primavera Sound”, i cili po zhvillohet në Parc del Forum të Barcelonës.

Artistë dhe grupe të tjera që performojnë në festival përfshijnë The Strokes, Tyler, The Creator, Dua Lipa, Pavement, Kacey Musgraves dhe Charli XCX. /Telegrafi/