Mediumi kroat për Ilir Dajën: Ky njeri qëndron prapa dy sikleteve më të mëdha të Dinamos

Ballkani triumfoi 2-0 mbrëmë ndaj Dinamo Zagrebit në kuadër të rrethit të dytë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.
Për këtë sukses merita nuk kanë vetëm lojtarët në fushë, por edhe strategu Ilir Daja që po merr merita jo vetëm vendore, mirëpo edhe ndërkombëtare.
Mediumi kroat “Index.hr” ka shkruar për trajnerin shqiptar se është një njeri që i ka shkaktuar dy raste të sikletshme tashmë Dinamos.
Rasti i parë ishte kur e drejtonte Skënderbeun në elitën e futbollit shqiptar dhe mbrëmë me Ballkanin.
“Pikërisht me këtë klub (Skënderbeun) Daja bëri sensacionin e parë ndaj Dinamos gjashtë vite më parë (2017). Pritej që Dinamo të kalonte lehtësisht, ashtu si kur dy vite (2015) më parë e eliminoi Skënderbeun me rezultatin total 6-2 në play-off të Ligës së Kampionëve”, shkruar fillimisht mediumi kroat.
“Mirëpo, Daja e kishte eliminuar në mënyrë sensacionale skuadrën e drejtuar nga Mario Cvitanoviq. Më pas Dinamo mbeti pa Evropë tashmë në gusht. Ndeshja e parë në Maksimir përfundoi 1:1, por Angelo Henriquez shpëtoi Dinamon me një gol në kohën e fundit. Ndeshja e kthimit përfundoi pa gola edhe pse Dinamo kishte më shumë lojtarë në 15 minutat e fundit”.
“Në atë kohë, rregulli i golit si mysafir ishte ende i vlefshëm, kështu që Daja dëboi nga Evropa skuadrën që përfshinte Livakoviç, Amir Rrahmani, Moro, Soudani, Olmo, Junior Fernandes…”, thuhet më tej në raportimin e Index.hr.
Daja po vazhdon ta lartëson futbollin kosovar në arenën ndërkombëtare me sukseset e tij dhe duke dhënë sinjale për ekipet e tjera se Ballkanin nuk është e lehtë ta mposhtë më askush jo vetëm në Ballkan. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ylli i Liverpoolit ëndërron t'i bashkohet Barcelonës

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Duran mori kartonin e kuq më të lehtë ndonjëherë, Ronaldo humb toruan pas ndëshkimit

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit