Portali FakeNews e cila merret me verifikimin lajmeve në Serbi ka ndarë çmimin “Pinocchio” për mediet në Serbi, të cilat sipas të dhënave kanë përhapur më shpesh lajme të rreme dhe manipuluese, të cilat kontrollohen nga Aleksandar Vuçiq dhe Qeveria e Serbisë.
Sipas një hulumtimi, e cila hetoi 139 përmbajtje të rreme dhe manipuluese dhe kreu gjashtë hetime më komplekse. Nga numri i përgjithshëm i përmbajtjeve të zbuluara, 18.7 për qind mund të gjendeshin në edicionin e printuar ose në internet të Alo, media e cila fitoi për herë të tretë “Pinocchio” e artë.
Në vend të dytë ishte media Informer, e cila krijoi ose transmetoi 18 për qind të përmbajtjes nga korpusi i dezinformatave të vërtetuara dhe në vend të tretë ishte Espreso, me një përqindje prej 15.1 për qind. Gjithashtu hulumtimi ka zbuluar se shumica e përmbajtjeve false dhe manipuluese nuk qëndronin në një medium, por u publikuan në disa vende në të njëjtën kohë.
Hulumtimi vë në pah se përqindja e zbulimit të përmbajtjeve manipuluese dhe false në mediet kryesore serbe këtë vit është më e ulët se në vitet e kaluara, para së gjithash për faktin se shumica e dezinformatave gjatë vitit 2021 janë zbuluar në rrjetet sociale. Kjo vërehet veçanërisht në temën e vaksinimit, ku tabloidët, ndryshe nga mënyra e tyre e njohur, shmangën t’u jepnin hapësirë informacioneve të pabaza dhe të rreme për vaksinat.
Në periudhën nga janari deri në tetor 2021, portalet Raskrinkavanje.ba, FakeNews.rs dhe Raskrikavanje.rs publikuan gjithsej 218 analiza në të cilat u dekonstruktuan tregime false dhe manipuluese për vaksinat dhe vaksinimin në hapësirën ku flitet gjuha serbe, që do të thoshte se mesatarisht çdo javë janë publikuar të paktën pesë tregime të ndryshme të rreme.
Dezinformatat kundër vaksinave shfaqeshin më shpesh në Facebook apo 46 për qind e numrit të përgjithshëm të përmbajtjeve të pavërteta dhe vetëm përmbajtjet nga YouTube me 8 për qind, Twitter me 5 për qind dhe më pas nga portali Logicno me 4 për qind kishin një përqindje të më shumë se 1 për qind, Srbin Info me 3 për qind, Vaseljenska me 2 për qind, Alo me 2 për qind dhe Dokumentarac me 2 për qind.
Redaksia e FakeNews ka njoftuar se në ditët në vijim do t’u dërgojë fituesve të çmimeve pllaka dhe statuja të Pinokut të artë, të argjendtë dhe të bronztë, duke vënë në dukje se në përrallën e Pinokios, një kukull prej druri e prirur për të gënjyer ka mundësinë të përmirësuar.
Më 17 gusht, Twitter i ka shenjëzuar mediet e caktuara që bashkëpunojnë me Qeverinë e Serbisë. Etiketa qëndron në llogaritë zyrtare të atyre medieve.
Mediat e lidhura me shtetin janë të definuara si “media, në të cilat shteti ushtron kontrollin mbi përmbajtjen redaktuese përmes mjeteve financiare, presioneve të drejtpërdrejta ose jo të drejtpërdrejta politike dhe/ose kontrollin mbi prodhimin dhe shpërndarjen (e përmbajtjes)”.
Etiketimi i mediave të lidhura me shtetin, në praktikë, ka për pasojë që Twitter, siç thuhet, nuk do t’ua rekomandojë llogaritë e tyre njerëzve dhe as nuk do të “rrisë” shtrirjen e postimeve të tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Armëpushimi në rrezik? Izraeli 'anulon' lirimin e më shumë se 600 të burgosurve palestinezë

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Trump njofton raundin e dytë të bisedimeve me Rusinë për paqen në Ukrainë

Zgjedhjet parlamentare në Gjermani në shifra

Si funksionon sistemi zgjedhor në Gjermani?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë