LAJMI I FUNDIT:

Mediat zbulojnë ofertën e klubit kinez për Iniestan, 27 milionë euro pagë dhe blerjen e gjashtë milionë shisheve verë

Mediat zbulojnë ofertën e klubit kinez për Iniestan, 27 milionë euro pagë dhe blerjen e gjashtë milionë shisheve verë
Andres Iniesta (Getty Images)

Mediat spanjolle kanë zbuluar ofertën e klubit kineze, Chongqing Dangdai Lifan, për Andres Iniesta, e cila përfshin pagën vjetore dhe blerjeve e verërave nga bodrumi i tij i verës.

Mesfushori spanjoll ka zyrtarizuar largimin e tij nga Barcelona në fundit të sezonit, me të ardhmen e tij që mendohet se do të jetë në Kinë.

Transferimi i Andres Iniestas në skuadrën Chongqing Dangdai Lifan mund të mos jetë zyrtare, por thuhet se është e nënshkruar dhe vulosur.


Iniesta zyrtarizon largimin nga Barcelona në fund të sezonit: Vendim i vështirë, faleminderit për gjithçka ekipi më i mirë në botë
Lexo po ashtu Iniesta zyrtarizon largimin nga Barcelona në fund të sezonit: Vendim i vështirë, faleminderit për gjithçka ekipi më i mirë në botë

Sipas raporteve të fundit të mediave spanjolle janë zbuluar edhe shifrat tronditëse të përfshira në marrëveshjen mes palëve.

Iniesta është njëri nga lojtarët më të mirë në dekadën e fundit (Getty Images)

Është njohur prej kohësh se vreshtaria e lojtarit, ‘Bodega Iniesta’, është njëra nga arsyet kryesore të dëshirës së lojtari për të lëvizur në Kinë dhe ai është i vendosur të marr miliona euro nga shitja e tyre.

Mediumi katalunas El Mundo Deportivo, ka vendosur të detajon marrëveshjen për pagën e Iniestas dhe blerjen e verërave.

Iniesta me verën e tij (Foto: Marca)

Sipas këtij mediumi, paga e mesfushorit do të jetë 27 milionë euro në sezon, duke arritur në 81 milionë euro gjatë tre sezoneve të tij në Azi.

Klubi kinez ka gati 36 milionë euro në vit për Iniestan, po ashtu blerjen e 2 milionë shisheve verë të prodhuara nga ai
Lexo po ashtu Klubi kinez ka gati 36 milionë euro në vit për Iniestan, po ashtu blerjen e 2 milionë shisheve verë të prodhuara nga ai

Përveç kësaj, klubi është i detyruar të blejë gjashtë milionë shishe verë ‘Bodega Iniesta’ në një normë prej gjashtë eurosh për shishe.

Kjo shkon deri në 36 milionë euro fitime për vneshtën nga Fuentealbilla para se një top të shkelmohet nga pronari i saj me famë, Iniesta. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Premier League
Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Liga e Parë
Eskalon situata në fund të ndeshjes Liria - Vëllaznimi, tifozët futen në fushë

Eskalon situata në fund të ndeshjes Liria - Vëllaznimi, tifozët futen në fushë

Liga e Parë
Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Ndërkombëtare
Dy top klubet angleze e bëjnë prioritet transferimin e Frenkie de Jongut

Dy top klubet angleze e bëjnë prioritet transferimin e Frenkie de Jongut

La Liga
Barcelona rrit kufirin e pagave, tani synon afrimin e një ylli nga Liga Premier

Barcelona rrit kufirin e pagave, tani synon afrimin e një ylli nga Liga Premier

La Liga
Kalo në kategori