LAJMI I FUNDIT:

Mediat turke shkruajnë se Roman Abramovich do të blejë klubin e Goztepe?

Mediat turke shkruajnë se Roman Abramovich do të blejë klubin e Goztepe?

Miliarderi rus Roman Abramovich thuhet se ka blerë skuadrën e ligës së parë turke Goztepe, raportojnë mediat e këtij vendi, ndërsa zyrtarizimi sipas tyre pritet do të bëhet të premten.

Pasi u përball me një sërë sanksionesh, oligarku rus duhej të tërhiqej nga pozicioni i pronarit te Chelseat.

Ai heziton të lërë kampionët e Evropës që është në krye të tyre për 19 vite, por ai e ka vënë në shitje klubin, ndërsa sot raportohet se ai nuk dëshiron të tërhiqet nga futbolli.


Njëzet ditë më parë dolën informacione se Abramovich kishte hapur negociatat me klubin turk Goztepe, por të gjitha ishin në formë spekulimesh në atë kohë.

Megjithatë, duket se çështja është serioze. Sipas gazetarit turk Ragip Soylu, marrëveshja është mbyllur dhe Abramovic pritet të bëhet pronar i një klubi turk.

Abramovich ishte me fat që Turqia nuk vendosi sanksione ndaj rusëve dhe oligarku rus mund të bëjë biznes në këtë vend.

Ai tashmë kishte lundruar me jahtin e tij të shtrenjtë drejt këtij vendi pas dhjetë ditësh bredhje në Mesdhe.

Ndërkohë që shitja e Chelseat është në zhvillim e sipër, Abramovich mesa duket ka synuar të gjejë një zëvendësim dhe ka blerë Goztepen.

Gazetari Soylu pretendon se njoftimi zyrtar i klubit do të publikohet të premten. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Liga e Evropës
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Do të ishte historike për afatin kalimtar shkëmbimi që po synojnë Real Madridi dhe Manchester City

Do të ishte historike për afatin kalimtar shkëmbimi që po synojnë Real Madridi dhe Manchester City

Ndërkombëtare
Të gjithë e panë festën e egër të Rudigerit kundër Atletico Madridit, por a e patë çfarë bëri Valverde?

Të gjithë e panë festën e egër të Rudigerit kundër Atletico Madridit, por a e patë çfarë bëri Valverde?

Liga e Kampionëve
Mikel Arteta po synon ribashkimin me ish-sulmuesin e Man Cityt tek Arsenali

Mikel Arteta po synon ribashkimin me ish-sulmuesin e Man Cityt tek Arsenali

Premier League
Kalo në kategori