LAJMI I FUNDIT:

Mediat publikojnë pamjet: Momenti kur Milicia e mbështetur nga Turqia zotohet se do t’ua presë kokat çdo “kurdi të pa fe” që ata gjejnë në veri të Sirisë

Mediat publikojnë pamjet: Momenti kur Milicia e mbështetur nga Turqia zotohet se do t’ua presë kokat çdo “kurdi të pa fe” që ata gjejnë në veri të Sirisë

Janë shfaqur disa pamje që supozohet të jenë të një milicie të mbështetur nga Turqia që kërcënojnë të ekzekutojnë çdo kurd që ata gjejnë në Sirinë Veriore, pasi të dy palët akuzuan njëra-tjetrën për shkeljen e një marrëveshje armëpushimi të negociuar nga Shtetet e Bashkuara.

Sipas DailyMail, përcjell Telegrafi, kthimi i dhunës vjen pasi presidenti Rexhep Erdogan, i cili ra dakord për një armëpushim pesë-ditor në ofensivën e tij ushtarake me zëvendëspresidentin amerikan Mike Pence, u zotua të ‘shtypte kokat’ e forcave kurde, nëse nuk tërhiqen nga një shtrirje prej 120 kilometrash të kufirit.

Po sipas DailyMail, ofensiva e Turqisë, e filluar në fillim të këtij muaji, ka bërë që qindra mijëra të largohen nga shtëpitë e tyre – kriza më e fundit humanitare e luftës civile tetëvjeçare në Siri.


Thuhet se po bartte municion, publikohen pamjet kur “aeroplani luftarak turk goditi kamionin e YPG me saktësi”
Lexo po ashtu Thuhet se po bartte municion, publikohen pamjet kur “aeroplani luftarak turk goditi kamionin e YPG me saktësi”

Sot më parë një ushtar turk u vra dhe një tjetër u plagos në një sulm nga forcat kurde siriane pranë qytetit kufitar Tal Abiad nga ajo që ministria turke e mbrojtjes e quajti ‘sulm terroristë’.

“Një nga shokët tanë heroikë ra dëshmor dhe një tjetër u plagos pas zjarrit antitank dhe armëve të vogla nga terroristët gjatë misionit të tyre të zbulimit dhe mbikëqyrjes”, citohet të ketë thënë ministria në një deklaratë.

“Ushtria u kthye zjarr në vetëmbrojtje”, ka shtuar ajo.

Më tej në lindje përgjatë kufirit Siri-Turqi, një grup militantësh në qytetin Ras al-Ayn postuan një video shqetësuese në të cilën ata me krenari pretenduan se do të shfaqnin kokat e çdo “të pabesi kurd”, që ata gjejnë.

Në pamjet, një nga pjesëtarët e grupit bërtet: “Bijtë e dashur të Muwali. Ne kemi ardhur për t’ju prerë kokën, o pabesi,… Me dëshirën e Zotit, ne po vijmë për ju”.

Një tjetër shton: “Vetëm disa orë dhe ne do t’ju tregojmë kokat (e prera)”.

Militantët e mbështetur nga Turqia vrasin dy të burgosur kurdë – mediat ndërkombëtare publikojnë pamjet e ekzekutimit
Lexo po ashtu Militantët e mbështetur nga Turqia vrasin dy të burgosur kurdë – mediat ndërkombëtare publikojnë pamjet e ekzekutimit

Një i tretë pastaj thotë: “Fitorja vjen vetëm nga Zoti! Me prerje koke”.

Siç vë në pah DailyMail, ka qenë shefi i zëdhënësit të Forcave Demokratike Siriane postoi pamjet, duke thënë: “Grupet e armatosura të mbështetura nga Turqia kërcënojnë t’ua prerë kokën çdo “kurdi të pabesë” që ata kapin gjatë rrugës për në verilindje të Sirisë.

Ndryshe, dje komandanti i SDF, Abdi akuzoi Turqinë për sabotim të armëpushimit duke bllokuar tërheqjen e forcave të tij nga qyteti kufitar flashpoint Ras al-Ain. Ndërkaq Ministria turke e Mbrojtjes tha të dielën se forcat kurde kryen 20 sulme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
NATO thotë se raketa eksperimentale balistike ruse nuk do ta lëkund mbështetjen e aleancës për Ukrainën

NATO thotë se raketa eksperimentale balistike ruse nuk do ta lëkund mbështetjen e aleancës për Ukrainën

Evropa
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Amerika
Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë

Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë

Botë
Karvani me rreth 1500 migrantë nga Meksika po lëviz drejt SHBA-së

Karvani me rreth 1500 migrantë nga Meksika po lëviz drejt SHBA-së

Amerika
Kalo në kategori