Mediat italiane e bëjnë të kryer: Amir Rrahmani vazhdon edhe për katër vite me Napolin, pagë mbi 4 milionë për sezon

Kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani do të vazhdojë të mbrojë ngjyrat e Napolit së paku deri në vitin 2028.
Qendërmbrojtësi është ndër më të rëndësishmit te skuadra e Antonio Contes, kur tani ka mbyllur marrëveshjen për të vazhduar edhe për tre vite, me opsionin e katërt te Napoli.
Sipas “Il Mattino”, kosovari do të bëhet gjithashtu ndër lojtarët më të paguar në skuadër, ku do të përfitojë plot 4.1 milionë euro për sezon.
Ende nuk ka detaje se kur do ta nënshkruajë Rrahmani kontratën e re me Napolin, megjithatë duket se gjithçka është kompletuar mes palëve.
Amir Rrahmani is close to extending his contract with #Napoli until 2028, with an option for 2029, earning €4.1 million per season, among the club’s highest salaries. [@mattinodinapoli] pic.twitter.com/I5gc2YcygW
— Napoli Zone (@TheNapoliZone) October 11, 2025
Rrahmani ende nuk është shëruar plotësisht nga lëndimi që mori te Kosova, ku si pasojë edhe mungoi në këto dy ndeshjet e muajit tetor, kundër Sllovenisë dhe Suedisë.
Kosova mori një pikë në shtëpi ndaj Sllovenisë, kurse të hënën do të udhëtojë për në Suedi, e duhet t’ia dalë edhe pa shërbimet e qendërmbrojtësve si Lumbardh Dellova e Fidan Aliti./Telegrafi/





















































