LAJMI I FUNDIT:

Mediat gjermane: Carlo Ancelotti provokoi largimin

Mediat gjermane: Carlo Ancelotti provokoi largimin

Carlo Ancelotti të mërkurën befasoi duke lënë jashtë 11-shit titullar kundër PSG-së lojtarë si Franck Ribery, Arjen Robben, Mats Hummels dhe Jerome Boateng.

Trajneri i Bayern-it preferoi të luajë me sistemin 4-3-3, krejtësisht të ngjeshur, me lojtarë si Arturo Vidal, Corentino Tolisso, Thiago Alcantara, Thomas Müller dhe James Rodriguez.

“Sport1” zbulon çastin kur italiani njoftoi formacionin e zgjedhur për takimin në Paris para skuadrës së tij. Sipas një burimi brenda skuadrës, Don Carlo thjesht shkroi 11 emra në tabelë, ata të cilët do ta nisnin nga minuta e parë, dhe u largua pa ndonjë koment shtesë.


“Klubi duhej të vepronte. Dukej sikur trajneri po e provokonte vetë shkarkimin nga puna”,  shprehet personi në fjalë.

Pra, largimi i italianit nuk ka lidhje me rezultatin e Bayern-it në “Parc des Princes”, por me diçka që ka ndodhur më përpara. Duhet kohë për ta zbuluar. /Telesport/