LAJMI I FUNDIT:

Mediat bullgare publikojnë dokument me të cilin ministrja e RMV-së, Bozhinovska deklaron identitetin dhe origjinën e saj bullgare

Mediat bullgare publikojnë dokument me të cilin ministrja e RMV-së, Bozhinovska deklaron identitetin dhe origjinën e saj bullgare

Agjencia bullgare BGNES publikoi deklaratën e nënshkruar më 21 tetor 2004 nga Sanja Bozhinovska, ministrja aktuale për Energjetik, Miniera dhe Burime Minerale, në të cilën ajo deklaron se ka “ndërgjegje kombëtare bullgare dhe origjinë bullgare”.

Më 18 tetor të këtij viti, Bozhinovska solemnisht deklaroi se “asnjë shtetas i Maqedonisë (Verior) që ka marrë nënshtetësinë bullgare nuk ndjehet si bullgar”. Ajo pretendon se ka aplikuar për shtetësi bullgare, si dhjetëra mijëra maqedonas të tjerë, vetëm për “arsye ekonomike”. Bozhinovska e quajti procedurën “mashtrim me dokumente të paraqitur nga shteti bullgar”. Në tetor të vitit 2004, megjithatë, në deklaratën kur aplikoi për shtetësi bullgare, Bozhinovska deklaroi se nëna dhe babai i saj Pero dhe Violeta ishin bullgarë, shkruan agjencia bullgare.

“Asnjë qytetar i Maqedonisë nuk ka nënshkruar deklaratë se ndihet si bullgar, sepse kështu bëjnë avokatët bullgarë që marrin para për ndërmjetësim”, shkruan BGNES në postimin e Bozhinovskës në profilin e saj në Facebook nga 18 tetori.


Në dokumentin e publikuar nga BGNES, është nënshkrimi personal i Bozhinovskës me shkronja cirilike dhe latine, jo i avokatit të saj, në të cilin shkruhet “Deklaroj se kam vetëdije kombëtare bullgare dhe kam origjinë bullgare”./Telegrafi/

Foto: BGNES

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Lajme
Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Drejtësi
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Lajme
Kalo në kategori