LAJMI I FUNDIT:

Mediat boshnjake: Komisioni Evropian do të rekomandojë që Bosnjës t’i jepet statusi i kandidatit për anëtarësim në BE

Mediat boshnjake: Komisioni Evropian do të rekomandojë që Bosnjës t’i jepet statusi i kandidatit për anëtarësim në BE

Në Raportin e së mërkurës për progresin e Bosnjë-Hercegovinës drejt Bashkimit Evropian, Komisioni Evropian do të rekomandojë dhënien e statusit të kandidatit për hyrje në Bashkimin Evropian.

Kështu së paku shkruan mediumi Politicki.ba, sipas të cilit, “siç na njoftuan nga Brukseli, Komisioni me shumë gjasa do të sugjerojë që vendit tonë t’i jepet statusi pasi të miratohen edhe tre ligje të tjera në nivel shtetëror”.

Pasi ai (Komisioni Evropian) të publikojë Raportin nesër, dokumenti do t’i paraqitet Parlamentit Evropian dhe vendeve anëtare.


Dhe më pas, Këshilli Evropian do të diskutojë raportin në samitin e tij më 15 dhe 16 dhjetor.

Para kësaj, çështja për Bosnje dhe Hercegovinën do të diskutohet në Këshillin e Punëve të Jashtme (FAC) të hënën.

Në këtë drejtim, vë në pah mediumi në fjalë, ministrat e Punëve të Jashtme të 27 vendeve të BE-së në Luksemburg pritet të reflektojnë për zgjedhjet e përgjithshme të zhvilluara në këtë vend.

Rekomandimi për të dhënë statusin e kandidatit të BeH, shkruan në fund ky medium, vjen pas lobimit të vazhdueshëm nga Austria dhe Sllovenia dhe Shërbimi Diplomatik i BE (EEAS). /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Republika Serbe drejt kushtetutës së re - mund të formojë ushtri dhe të krijojë konfederatë me vendet fqinje

Republika Serbe drejt kushtetutës së re - mund të formojë ushtri dhe të krijojë konfederatë me vendet fqinje

Bosnja
Punonjësit e institucioneve serbe nga Graçanica arrijnë në Beograd, synojnë të kundërshtojnë protestat e studentëve

Punonjësit e institucioneve serbe nga Graçanica arrijnë në Beograd, synojnë të kundërshtojnë protestat e studentëve

Serbia
Nëse dalloni një aeroplan Boeing E-4 në qiell, mund të nënkuptojë se ju kanë mbetur ‘vetëm pesë minuta jetë’

Nëse dalloni një aeroplan Boeing E-4 në qiell, mund të nënkuptojë se ju kanë mbetur ‘vetëm pesë minuta jetë’

Amerika
Polonia përgatit qytetarët e saj për luftë, familjet do të marrin udhëzues për të mbijetuar

Polonia përgatit qytetarët e saj për luftë, familjet do të marrin udhëzues për të mbijetuar "situata të rrezikshme"

Evropa
Brigada Azov tani me dronë “Made In Ukraine”, me ta po e kanë më të lehtë gjuetinë ndaj objektivave ruse

Brigada Azov tani me dronë “Made In Ukraine”, me ta po e kanë më të lehtë gjuetinë ndaj objektivave ruse

Evropa
Zyra e Zelensky tregon tri kushtet që BE-ja të arrijë paqe të qëndrueshme në mes të bisedimeve me SHBA-në

Zyra e Zelensky tregon tri kushtet që BE-ja të arrijë paqe të qëndrueshme në mes të bisedimeve me SHBA-në

Evropa
Kalo në kategori