LAJMI I FUNDIT:

Media Print shpall konkurs të dyshimtë për 55 gazetarë

Media Print shpall konkurs të dyshimtë për 55 gazetarë

Firma ”Media Print” pjesë e ”Media Print Maqedonia” kërkon që të punësojë 55 gazetarë, me një kohë pune prej gjashtë muajve dhe rrogë prej 20 mijë denarësh, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gazetarët e ”Vest”, ”Utrinski Vesnik” dhe ”Dnevnik” dyshojnë se gazetat do të mbyllen, kurse firma ”Grafiçki Centar”, ku kanë qenë të punësuar deri tani, do të shkojë në falimentim, dhe se do të duhet që të konkurojnë në konkursin e ri.

Gjendja e keqe financiare në këto media është duke zgjatur me vite, kurse para Vitit të Ri erdhi deri te greva e gazetarëve për shkak të mospagesës së rrogave./Telegrafi/