Media dhe fjala e lirë
Dita Botërore e Medias së Lirë, 3 Maji, është dita që na përkujton rëndësinë e fjalës së lirë. Liria e fjalës është vetëm njëra në serinë e të drejtave universale të njeriut. Prandaj, është thënë se disa të drejta janë të drejta universale të njeriut, sepse ato duhet të zbatohen për çdo individ në mënyrë të barabartë. Liria e fjalës i lejon çdo personi të lirë për të shprehur mendimet dhe reflektimet e tij, me kusht që shprehja e tillë nuk do fyej të tjerët që janë ose flasin ndryshe nga ne.
Liria e fjalës si një e drejtë universale e njeriut, jo në të gjitha pjesët e botës është e zbatueshme njësoj. Në disa vende, veçanërisht në regjimet totalitare, liria e fjalës është shumë e kufizuar, nën ndikimin e fortë të autoriteteve censuruese, në mënyrë që liria e fjalës në këto regjime është pothuajse inekzistente. Çdo gjë që është thënë dhe bërë në këto vende, e të cila janë në kundërshtim me atë që mund të përfaqësojë mbajtësi i pushtetit, kanë koston e lartë të dënimit sa të kushtojë edhe me jetë
Nga ana tjetër, kemi vendet në zhvillim, vendet që aspirojnë demokracinë të mirëfilltë, liberale, ku liria e fjalës është shumë e pranishme dhe shumë më pak e kufizuar. Cenimi i lirisë së shprehjes dhe medias së lirë nuk bën pjesë në imagjinarin e përditshmërisë së tyre.
Në krahasim me të drejtat e tjera universale të njeriut (p.sh. e drejta për jetën, pronën, arsimin, martesën, familjen etj.), liria e fjalës është një e drejtë që nuk zbatohet në mënyrë të barabartë në të gjitha vendet e botës. Prandaj, është shumë e vështirë për të vendosur ekuilibrin në këtë mesë.
Edhe pse fjala e lirë është vetëm një pjesë e një tërësie që quhet "të drejtat universale të njeriut", liria e fjalës është një e drejtë e njeriut që është zhvilluar së bashku me zhvillimin e qytetërimit dhe kjo duhet të respektohet. Shumë njerëz në mbarë botën kanë qenë viktima të angazhimit dhe të luftës për lirinë e fjalës, si një e drejtë universale e njeriut. Lufta dhe zëri i tyre kundër të gjitha gjërave të këqija kishte edhe koston e jetës.
Me ardhjen e mediave (në fillim të shtypit, dhe më vonë në radio, TV, internet) janë zgjeruar dhe përfshirë grupe të mëdha në mbrojtjen e të drejtës për shprehjen e lirë të fjalës. Fjala e lirë mbaron aty ku tjetri nuk ofendohet dhe fyhet, siç kemi rastet në vendin tonë.
Të flasësh lirshëm në Kosovë për një kohë të gjatë ka qenë një utopi, por edhe një nevojë shumë e kërkuar dhe e nevojshme. Duke i vlerësuar këto, gazetarë dhe aktivistë të fjalës së lirë përdorën fjalën e folur e të shkruar kundër shtypjes dhe gjenocidit në Kosovë, duke përballuar brutalitetin, torturën dhe vrasjen vetëm për të kërkuar të vërtetën dhe për të shkruar për të.
Sot Kosova është e obliguar për të respektuar fjalën e lirë, median e lirë dhe ta ketë si fondament të demokracisë së saj. Fjala e lirë është parakusht i ndërtimit të shtetit për të cilin angazhohet Republika e Kosovës, kurse respektimi i etikës është themel i të vërtetës.
Edhe pse Kosova, edhe këtë vit, sipas raportit të “Freedom House” është radhitur në mesin e vendeve pjesërisht të lira, mediat në vendin tonë duhet të punojnë edhe më shumë në shpërndarjen e fjalës së lirë.
Suspendimet nga puna, bombat dhe sulmet tjera nuk i shërbejnë Kosovës. Fjala e lirë është parakushti.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë një zgjidhje praktike, pa kërcënim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?