Këngëtarët Meda dhe Vjollca Haxhiu kanë publikuar së fundmi bashkëpunimin e tyre më të ri.

"Falem" mban titullin kënga e tyre më e re, e cila është e zhanrit baladë.


Muzika është punuar Wirusi dhe Granit Gashi, gjersa për tekstin është kujdesur Fatmir Muja.

Dyshja në fjalë vijnë mjaft me stil dhe interpretim edhe në klipin e këngës, i cili i përshtatet fabulës së saj.

meddd

Përveç projekteve të reja që sjellin, Meda dhe Vjollca Haxhiu vazhdojnë të jenë shumë të angazhuar edhe me koncerte, dasma e ahengje të ndryshme.

Muajt në vazhdim, ata pritet të sjellin edhe disa këngë të tjera solo. /Telegrafi/