Scott McTominay ka treguar edhe një herë se çfarë atleti fantastik që është në sfidën për pesë kilometra në vrapim të lehtë.

Anëtari i Manchester United ka arritur që t'i lë pas vetës pesë kilometra në vetëm 16 minuta, duke i befasuar të gjithë me këtë arritje.


Lojtari ka publikuar rezultatin e tij në llogaritë e tij në rrjetet sociale, derisa këtë gjë po e bëjnë edhe shumë lojtarë nga klubet e Ligës Premier.

McTominay ishte larg vetëm tre minuta që të thyente rekordin e atletit nga Etiopia Kenenisa Bekel, që ka vrapuar pesë kilometra për 12 minuta e 37 sekonda.

Të njëjtin vrapim e Kishte bërë edhe Harry Maguire i United, mirëpo atij i janë dashur 17 minuta e 46 sekonda. /Telegrafi/

telegrafi sport app