LAJMI I FUNDIT:

McLaren Senna ka arritur edhe një rekord shpejtësie

McLaren Senna ka arritur edhe një rekord shpejtësie

Në pistën e Hockenheim GP, tani është një tjetër fitues

Për një kohë të gjatë, McLaren është duke punuar, që t’i përshtatet sa më shumë ligjeve të fizikës, për të krijuar makina sa më të shkathëta, transmeton Telegrafi.

Lehtësia në peshë që ka Senna dhe motori me 4.0 litra, i kanë mundësuar që të arrijë disa rekorde, ndërsa tani i ka shtuar edhe një, për ngasje të shpejtë në pistë.


Hockenheim GP është pista e gjatë 4.5 kilometra, të cilën McLaren Senna e kaloi brenda një minute e 40.79 sekondave. Duke u bërë kështu, makina e 41-të që shënon rekord të ri në këtë pistë me shumë kthesa.

Ky rekord i Senna, është mjaft i vështirë të kalohet, sepse është për pesë sekonda më i shpejtë se ai që shënoi Ferrari 488 Pista.

Shpejtësia me të cilën e përshkoi pistën, brenda një kohe kaq të shkurtër është vështirë të arrihet, por pritet të shihet se do të veproi në të ardhmen Ferrari SF90 Stradale. /Telegrafi/