Dana White ka njoftuar se Conor McGregorit i është premtuar dueli me fituesin e duelit ndërmjet Khabib Nurmagomedov dhe Justin Gaethje.

Ishte spekuluar se irlandezi do të ndeshej me kampionin e përkohshëm, Gaethje, mirëpo presidenti i UFC-së i ka përgënjeshtruar këto pohime.


Ai ka sqaruar se në muajin shtator pritet që Khabib të kërkojë unifikimin e titujve në përballjen ndaj Justin, ndërsa fituesi i këtij meçi do të do ta mbrojë titullin përballë McGregorit.

mcgregor khabib Khabib dhe McGregor gjatë duelit mes tyre (Foto: Getty Images/Guliver)

“Mezi pres të shoh se çfarë do të ndodhë ndërmjet Justin Gaethje dhe Khabib. Dua ta shoh atë duel”.

“Dua ta shoh si do të shkojë dhe pastaj jam i kënaqur që Conor mund të përballet me fituesin”, ka thënë White në një intervistë për The Dan Le Batard Show.

McGregor, i cili fitoi ndaj Donald Cerrone në meçin e tij rikthyes, pritet ta zhvillojë edhe një duel, para se të konkurrojë për titullin e peshave të lehta. /Telegrafi/

McGregorKhabib 4 Momenti i triumfit të Khabib Nurmagomedov ndaj Conor McGregor (Foto: Harry How/Getty Images/Guliver)

telegrafi sport app