McCarthy e dëshiron kalimin te Liverpooli

230:"BURNLEY, ENGLAND - FEBRUARY 02: Alex McCarthy of Southampton during the Premier League match between Burnley FC and Southampton FC at Turf Moor on February 2, 2019 in Burnley, United Kingdom. (Photo by Alex Livesey/Getty Images) 12:"Getty Images
Portieri i Southamptonit, Alex McCarthy, është i hapur që t'i bashkohet Liverpoolit - bën të ditur Evening Standard.
Redsat janë në kërkim të një portieri të dytë për Alisson Becker dhe kanë shprehur interesim për 31-vjeçarin.

Simon Mignolet ka vendosur të largohet nga Anfield këtë verë, ashtu që klubi që e fitoi Ligën e Kampionëve do të ketë nevojë për një tjetër portier mbështetës.
McCarthy është në krye të listës së dëshirave të Jurgen Kloppit, mirëpo Liverpooli akoma nuk ka bërë ofertë për të.
Nga ana tjetër, Southamptoni deri më tani i ka pranuar disa oferta për shërbimet e portieri anglez. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


































