Kanë përfunduar 45 minutat e para të ndeshjes Kosovë U21 - Spanjë U21 me rezultat të barabartë 1-1.

Kanë qenë spanjollët që kanë kaluar të parët në epërsi pas 11 minutave lojë.


Ishte një pakujdesi në mbrojtjen e Dardanëve të rinj, derisa Joel Roca shënoi nga afërsia me portën bosh për 0-1.

Vetëm 11 minuta më vonë, Kosova gjeti golin e barazimit.

Talenti i madh i Llapit, Arianit Hasani realizoi gol spetakolar nga distanca për të barazuar shifrat në 1-1.

Kësisoj 45 minutat e para u mbyllën baras 1-1. /Telegrafi/

telegrafi sport app