Mbyllet pjesa e parë mes Cityt dhe Chelseat: Një gol i shënuar dhe një penallti e humbur në stilin panenka

Ka përfunduar pjesa e parë në mes të Manchester Cityt dhe Chelseat që po zhvillohet në kuadër të javës së 35-të në Ligën Premier.
Citizens e filluan më mirë takimin, duke rrezikuar me anë të Benjamin Mendyt në minutën e tetë, mirëpo goditja e tij përfundoi jashtë porte.
Më pas The Blues arritën të shënonin me anë të Timo Wernerit (32'), por që jo u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.
https://twitter.com/55_hdk/status/1391080583183413255
Raheem Sterling rrezikoi portën e mysafirëve pas vetëm tre minutash, mirëpo Eduard Mendy bëri një pritje brilante.
Por, anësori anglez përfitoi në minutën e 44-të, duke shënuar në portën e Chelseat nga një kundërsulm i bukur.
City përveç që shënoi golin e parë, kishte shansin të shënonte edhe të dytin nga penalltia e fituar nga Gabirel Jesus, nga një ndërhyrje e Billy Gilmour.
Por, Sergio Aguero në stilin panenka në minutën e 45+3' dështoi të shënonte përballë Mendyt që e kapi topin me lehtësi. /Telegrafi/




















































