Danimarka dhe Tunizia i kanë ndarë pikët për ndeshjen që u luajt në kuadër të Grupit D, pasi përfundoi 0-0.

Tunizianët ishin të pafat në minutën e 21-të, pasi goli i Issam Jebail u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje.


Danezët më pas kërkuan penallti për një ndërhyrje ndaj Pierre-Emile Hojbjerg (42’), por që gjyqtari bëri me dije se loja duhet të vazhdojë.

61ad4aee1b5850e26244fb6579e317b9o2

Pas vetëm një minute, Jebail lëshoi një mundësi të artë, duke mos arritur të mposht Kasper Schmeichel nga afërsia.

Në pjesën e dytë, portieri i Tunizisë, Aymen Dahmen bëri një pritje bravuroze, duke i mohuar golin Christian Eriksenit në minutën e 69-të.

denmark

Danezët lëshuan edhe dy shanse të mira, pasi Andreas Cornelius dhe Joakim Maehle, nuk ia dolën ta fusnin topin në rrjetë.

Dy skuadrat i ndanë pikët në këtë takim, derisa do të presin rezultatin e ndeshjes mes Francës dhe Australisë, për të parë gjendjen në Grupin D. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
telegrafi sport app