LAJMI I FUNDIT:

Mbyllet një lokal në Mitrovicë për mos respektim të masave të Qeverisë

Mbyllet një lokal në Mitrovicë për mos respektim të masave të Qeverisë

Drejtoria e Inspeksionit sot ka mbyllur një lokal në sheshin e qytetit, pasi që nuk ka respektuar vendimin nga Qeveria e Kosovës, ku faza e dytë e lehtësimit të masave parasheh që kafiteritë të ofrojnë shërbime “merr me vete”, ndërsa ky lokal u ka mundësuar qytetarëve të qëndrojnë në ulëset e lokalit.

Me këtë rast inspektorët komunal përveç mbylljes së përkohshme të lokalit, kanë shqiptuar gjoba mandatore për pronarët për mos respektim të ligjit, ndërsa lidhur me procedurat tjera do të merren organet e rendit.

Drejtori i Inspeksionit, Hysni Ahmeti, bën thirrje tek të gjithë qytetarët dhe subjektet afariste të respektojnë të gjitha vendimet nga Qeveria dhe Komuna të ndërmarra si pasojë e përhapjes së virusit COVID-19, në të kundërtën ndaj të gjithë atyre që nuk zbatojnë këto vendime ne si drejtori do të marrim masa konform ligjeve në fuqi, duke ndaluar zhvillimin e veprimtarive të këtyre subjekteve. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori