Mbulimi i shpenzimeve të rrymës nga Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) për komunat në veri të Kosovës, emërimi i bordit të ri të Autoritetin Rregullativ për Komunikimet Elektronike dhe Postare (ARKEP) dhe përfundimi i afatit për deklarimin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publik në Agjencinë Kundër Korrupsion (AKK), ishin ngjarjet kryesore që e karakterizuan këtë javë në ekonomi.
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti me 6 vota për dhe 3 kundër kishte miratuar propozimin që KOSTT të marrë përgjegjësin për pagesën e rrymës edhe për 6 muajt e ardhshëm për serbët në katër komunat veriore.
Propozimi i deputetes Mimoza Kusari-Lila e obligon Qeverinë që të zgjidhë këtë çështje për shtrimin e autoritetit në fushën e energjisë brenda 6 muajve në veri të vendit.
Pas këtij vendimi, i menjëhershëm kishte qenë reagimi i opozitës, shkruan Telegrafi.
Partia Demokratike e Kosovës ka akuzuar Qeverinë Kurti se në kundërshtim me zotimet e saj ka miratuar këtë vendim, duke shtuar se e njëjta Qeveri kishte anuluar shtesat prej 30 eurove për pensionistët.
“Këto para të ndara nga buxheti i Kosovës fatkeqësisht po e mirëmbajnë krimin në veri të vendit dhe strukturat paralele atje. Si dhe financimin e aktiviteteve të paligjshme dhe kriminale për prodhimin e kriptovalutave ku kohëve të fundit ka një rritje të madhe. Pra, kemi një qeveri dhe parti si Lëvizja Vetëvendosje që i nënshtrohen pa kushte ndaj Serbisë e strukturave kriminale atje edhe pse për 20 vjet e kanë gojën plot kundër Serbisë. Ky pushtet para 1 jave ndali shtesat prej 30 euro për pensionistët. Ndërsa sot mori vendim për t’i ndarë 11 milionë euro për pagesën e rrymës në veri të vendit”, kishtë thënë në një konferencë për media, anëtari i kryesisë së PDK-së, njëherësh kryetar i Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala.
Për Lidhjen Demokratike e Kosovës, Qeveria Kurti se po ndërmerr veprime të cilat i kishte kundërshtuar si opozitë.
“Qeveria Kurti po ndërmerr të gjitha veprimet që i kishte kundërshtuar në të kaluarën. Lëvizja Vetëvendosje, sa ishte parti opozitare, për disa vite rresht e me plot ngulm kishte kundërshtuar një veprim të tillë. Madje, në kohën tonë të përbashkët opozitare, kishim bashkëorganizuar interpelancë ndaj qeverisë së PAN-it, e cila kishte nisur këtë praktikë”, thuhet në reagimin e Departamentit të Ekonomisë dhe Biznesit në LDK, përcjell Telegrafi.
Ndërsa në reagimin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës thuhet se 11 milionë euro është shuma të cilën duhet ta paguajnë shumica e qytetarëve të Kosovës, për një pakicë e cila vet dhe në bashkëpunim me Serbinë, sfidon institucionet tona.
“Përpos dëmit financiar në buxhetin e vendit, i cili ndërtohet me djersen dhe kontributin e shumicës prej nesh, nga ky veprim, kemi një zinxhir të dëmeve të tjera. Kuvendi pajtohet që Republika e Kosovës, nuk ka potencial të jetë vend jo diskriminues e shtet i së drejtës dhe është shtet që inkurajon shkelësit e ligjit, ta keqpërdorin rrymën, duke e shfrytëzuar jo racionalisht dhe madje duke e shfrytëzuar me qëllime të dëmtimit të kapacitetit energjetik të vendit”, thuhej në reagimin e AAK-së, përcjell Telegrafi.
Gjatë kësaj jave, Qeveria Kurti ka marrë vendim për anulimin e propozimit të Qeverisë Hoti për emërimin e anëtarëve të ARKEP-it.
Në mbledhjen e Qeverisë, kryeministri Albin Kurti kishte thënë se në këto propozime nuk është respektuar kuota gjinore.
Po ashtu, Agjencia Kundër Korrupsionit ka njoftuar se nga gjithsej 4,892 e numrit të zyrtarëve të lartë publik, deklarimin vjetor të pasurisë e kanë bërë gjithsej 4,783 prej tyre.
Në pajtim me Ligjin për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave, procesi i deklarimit të pasurisë të zyrtarëve të lartë publik ka përfunduar me 31 mars 2021.
“Nga numri i përgjithshëm prej 4,892 të zyrtarëve të lartë publik që kanë pasur për obligim ta deklarojnë pasurinë, 4,783 zyrtarë të lartë publikë kanë bërë deklarimin e pasurisë brenda afatit të rregullt ligjor, 56 zyrtarë të lartë publikë kanë deklaruar pasurinë pas afatit të rregullt ligjor, 28 nga zyrtarët nuk e kanë deklaruar pasurinë me arsye, ose kanë deklaruar pas afatit, me arsyet e cekura ndërsa 25 prej tyre nuk e kanë deklaruar pasurinë deri më tani”, thuhej në njoftimin e AKK-së, përcjell Telegrafi.
Nga lajmet botërore që karakterizuan ekonominë gjatë javës ishte ratifikimi i marrëveshjes tregtare ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe nga ana e Parlamentit Evropian. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
PostCHAT ju pret!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje