LAJMI I FUNDIT:

Mbrojtësi bullgar, Popov flet për grupin ku gjendet edhe Kosova: Pos Anglisë, kombëtaret tjera kanë gjasa të njëjta për Euro 2020

Mbrojtësi bullgar, Popov flet për grupin ku gjendet edhe Kosova: Pos Anglisë, kombëtaret tjera kanë gjasa të njëjta për Euro 2020

Mbrojtësi i ekipit kombëtar të Bullgarisë, Strahil Popov tha se grupi A për kualifikuesit e Euro 2020 është ekuivalent, duke përjashtuar ekipin e Anglisë.

Futbollisti i Kasimpasa i është bashkangjitur kampit të lojtarëve që do të luajnë dy ndeshjet kualifikuese për evropianin e vitit të ardhshëm.

Bullgarët fillimisht do të takohen me kombëtaren e Malit të Zi dhe më pas do të luajnë me Kosovën, në stadiumin prishtinas, “Fadil Vokrri”.


“Në këto ndeshjet e ardhshme duhet të tregojmë lojëra edhe më të mira. Është gjithmonë mirë për një ekip kur ka më shumë ndeshje dhe grumbullime. Ne komunikojmë me njëri-tjetrin dhe kjo e ndihmon ekipin”.

“Shpresoj që vetëbesimi ynë të jetë në një nivel më të lartë, siç na nevojitet. Duke pasur parasysh rezultatet, ne shpresojmë që ky është rasti ynë. Kosova, Mali i Zi dhe Republika Çeke nuk janë aspak ekipe të dobëta. Përveç Anglisë, katër ekipet e tjera janë në të njëjtin nivel. Çështja kryesore është se kush do të jetë më i motivuar”, tha Strahil Popov.

Bullgaria me kombëtare modeste, vetëm një lojtar luan në top ligat evropiane
Lexo po ashtu Bullgaria me kombëtare modeste, vetëm një lojtar luan në top ligat evropiane

Theksojmë se ndeshja mes Kosovës dhe Bullgarisë do të zhvillohet të hënën (25 mars) dhe pritet të startojë në ora 20:45. /Telegrafi/