LAJMI I FUNDIT:

‘Mbreti i Bletëve’ thotë se atë kurrë nuk e kanë pickuar, tregon se si ‘i bën për vete’ ato!

‘Mbreti i Bletëve’ thotë se atë kurrë nuk e kanë pickuar, tregon se si ‘i bën për vete’ ato!

Një burrë që e përshkruan veten si “Mbreti i Bletëve” pohon se ai kurrë nuk është pickuar pavarësisht se ecën rregullisht me mijëra bletë që zvarriten mbi trupin e tij të pambrojtur.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Ndayisaba, një bletar nga republika qendrore afrikane e Ruandës, është duke u kujdesur për bletët që kur ishte fëmijë, por ka fituar famë të re pasi një seri fotografish që e shfaqin të veshur me një “pallto” bletësh u shfaqën në mediat sociale.


Ndayisaba shpjegon: “Për të kontrolluar bletët, së pari duhet të kërkoj bletën mbretëreshë. Pastaj e vendos mbretëreshën në trupin tim për të tërhequr bletët e tjera”.

Bletari me përvojë tha se e merr bletën mbretëreshë të qëndrojë në një vend në trupin e tij duke e lidhur atë në një fije rreth belit të tij.

Bletët e tjera të tij natyrisht ndjekin dhe mbrojnë ashpër mbretëreshën e tyre, duke fluturuar drejt burrit ruandez dhe duke formuar një mburojë rreth saj për ta mbajtur atë të sigurt.

Ndayisaba shtoi me qetësi: “Unë jam shumë i njohur për bletët, ato kurrë nuk më pickojnë”.

Ndayisaba thotë se, përveç popullaritetit që ka fituar në dhe rreth komunitetit të tij, aftësia e tij e pazakontë e ka ndihmuar atë të fitojë një jetesë të mirë përmes shitjes së mjaltit. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
A mund ta gjeni

A mund ta gjeni "një burrë të vërtetë" mes statujave në pak sekonda

Interesante
Merr fund “terrori” nga skifteri në fshatin britanik Harris, sulmoi dhjetëra persona - kapet nga burri me po të njëjtin emër si vendi

Merr fund “terrori” nga skifteri në fshatin britanik Harris, sulmoi dhjetëra persona - kapet nga burri me po të njëjtin emër si vendi

Interesante
Indonezia po ndërton një kryeqytet të ri - është

Indonezia po ndërton një kryeqytet të ri - është "pushtuar" nga minjtë

Interesante
Edhe pse lajmëroi bankën, 25 milionë dollarët e deponuara gabimisht ende gjenden në llogarinë e saj (Foto)

Edhe pse lajmëroi bankën, 25 milionë dollarët e deponuara gabimisht ende gjenden në llogarinë e saj (Foto)

Trump po fliste për “marrëdhëniet e lashta” ndërmjet SHBA-së dhe Italisë – vëmendje merr reagimi i përkthyeses italiane

Trump po fliste për “marrëdhëniet e lashta” ndërmjet SHBA-së dhe Italisë – vëmendje merr reagimi i përkthyeses italiane

Arriti të “përvidhet” dhe të futet në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, Shërbimi Sekret e gjen djalin e vogël – pamjet bëhen virale

Arriti të “përvidhet” dhe të futet në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, Shërbimi Sekret e gjen djalin e vogël – pamjet bëhen virale

Interesante
Kalo në kategori