Linda Halimi ka pasur gjatë ditës së sotme (e hënë) një përplasje me Kader Kicajn.

Teksa po qëndronin në dhomën e gjumit me banorët e tjerë, ato po i hidhnin vazhdimisht kunja njëra-tjetrës.


Ka qenë këngëtarja nga Vitia e cila i tha modeles nga Prizreni që të vazhdojë lojën duke e ofenduar vazhdimisht.

Screenshot 1 102 Foto: Screenshot/YouTube

“Mblidhi trutë shpirti im dhe vazhdoje lojën. Unë kurrë s’të jap më vëmendjen time”, u shpreh Linda.

Kader në anën tjetër ia ktheu: “Mbaji mendtë për vete se kam boll. Shuj, lëshoje fshesën, heke bërllokun dhe dil jashtë bashkë me të”.

Screenshot 2 74 Foto: Screenshot/YouTube

Konkurrentët e tjerë të gjithë qeshën, ndonëse vajzat kaluan një hap tjetër sa i përket ofendimeve.

Kader me të hyrë në shtëpi është sulmuar nga një pjesë e madhe e banoreve. /Telegrafi/