Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e saj të 188-të në të cilën ka miratuar një varg ligjesh.
Në mesin e shumë Projektligjeve që u miratuan ishin edhe Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes së Bashkëfinancimit për Hartimin e Projektit për Ndërtimin e Tunelit në Rrugën Tetovë – Prizren, Projekti për zgjerimin e rrugës nacionale Kijevë- Zahaq, projektin për ndërtimin e Autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë etj.
Më poshtë keni të gjitha vendimet e marra nga qeveria:
– Miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit Evropian “Drejtësia”. Me anë të kësaj Marrëveshje, do të sigurohen fonde dhe projekte për Kosovën me qëllim të mbështetjes së bashkëpunimit gjyqësor në çështjet civile dhe penale. Do të shtohet bashkëpunimi me anë të teknologjisë së informacionit në drejtësi, trajnimi për gjyqtarët dhe praktikuesit e tjerë ligjorë dhe efikasiteti në institucionet e drejtësisë për qytetarët e bizneset
– Miratuar Projektligjin për Gjykatën Administrative, nëpërmjet së cilit për herë të parë do të themelohet Gjykata Administrative, e specializuar për konteste administrative dhe ato të punës.
– Miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Bashkëfinancimit për Hartimin e Projektit për Ndërtimin e Tunelit në Rrugën Tetovë – Prizren. Qëllimi i kësaj marrëveshje është përcaktimi i procedurave dhe ndarja e kostove ndërmjet palëve për financimin e hartimit të projektit për ndërtimin e tunelit në rrugën Tetovë – Prizren. Kjo me qëllim zbatimin e Memorandumit të Bashkëpunimit, të nënshkruar ndërmjet dy qeverive.
– Aprovuar vendimin përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit: Mbrojtja dhe Menaxhimi i Trashëgimisë Kulturore, Konservimi dhe Investimi në “Lokalitetin Arkeologjik Municipiumi Ulpiana – Justiniana Secunda” pjesë e trashëgimisë në mbrojtje të përhershme.
– Aprovuar vendimin përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit: Zgjerimi i Rrugës Nacionale N9 Kijevë- Zahaq, Segmenti Kijevë-Dollc. Rruga Nacionale N9 Kijevë-Zahaq, segmenti Kijevë-Dollc, është e ndarë në 4 lote, me gjatësi totale prej 12.8 km dhe me një buxhet të planifikuar prej 32 milionë euro.
– Aprovuar vendimin preliminar për shpronësim shtesë për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit: Ndërtimi i Autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë, Segmenti Banullë-Bresallc.
– Aprovuar kërkesën e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për marrjen në shfrytëzim të pronës në Zonën Kadastrale Gënçar, Komuna Prizren, e menaxhuar nga Agjencia Pyjore e Kosovës. Projekti i ndërhyrjeve restauruese në Hidroelektranë në Prizren, monument i trashëgimisë kulturore është zhvilluar në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtar, dhe tani Ministria e Kulturës po i ndërmerr hapat për funksionalizimin e plotë të tij, që monumenti në fjalë të jetë i qasshëm për të gjithë qytetarët.
– Aprovuar propozimin e Ministrisë së Drejtësisë që të jepet në shfrytëzim banesa e konfiskuar me sipërfaqe prej 100 m2 me Aktgjykimin e plotfuqishëm nga Gjykata Themelore në Prishtinë, me qëllim ofrimit të strehimit të viktimës së trafikimit dhe dhunimit dhe familjes së saj, e njohur si “rasti i 11 vjeçares” .
– Miratuar vendimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit Zëvendëskryeministrit të Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, për nënshkrimin e Amendamentimit Nr. 1 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2020.
– Miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështje Penale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Malit të Zi. Sipas marrëveshjes, palët i ofrojnë njëra-tjetrës ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet penale, sipas kushteve dhe në mënyrën e parashikuar në këtë Marrëveshje. Ndihma juridike ofrohet nga autoritetet gjyqësore dhe autoritetet tjera të palëve që janë kompetente për t’u marr me çështjet penale sipas legjislacionit vendor.
– Miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes për Zbatim të Ndërsjellë të Vendimeve Gjyqësore në Çështjet Penale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Malit të Zi. Në frymën e thellimit të miqësisë sonë me shtetet e rajonit, Ministria e Drejtësisë ka iniciuar këtë marrëveshje e cila ka për qëllim zbatimin në mënyrë të ndërsjellë të vendimeve gjyqësore në çështjet penale të shqiptuara nga gjykata e njërës palë ndaj një shtetasi të palës tjetër.
– Miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes për Ekstradim ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Malit të Zi. Sipas Marrëveshjes palët marrin përsipër të ekstradojnë reciprokisht personat të cilët janë duke u ndjekur për një vepër penale, apo që kërkohen për ekzekutimin e një dënimi me burgim ose masave të tjera me heqje lirie, përmes një aktgjykimi të formës së prerë të autoriteteve gjyqësore të shtetit kërkues
– Miratuar nismën për lidhjen e Memorandumit të Mirëkuptimit për njohje reciproke dhe konvertim të patentë shoferëve ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. Palët do të njohin patentë shoferët e vlefshëm të lëshuar nga pala tjetër, për të gjithë ata shtetas të cilët nuk vijnë për qëllim të qëndrimit, me kusht që mbajtësi i patentë shoferit të plotësojë kërkesat e moshës minimale të papërcaktuara në lidhje me kategoritë e ndryshme të patentë shoferëve. Pra, kjo nismë ka për qëllim që të lehtësojë qarkullimin rrugor për shtetasit e Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, duke mundësuar njohjen dhe konvertimin e patentë shoferit.
– Miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Grantit ndërmjet Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për projekti “Programi-Nxitja dhe Levimi i Mundësive për Siguri të Ujit”. Marrëveshja ka për qëllim forcimin e kapaciteteve të planifikimit kombëtar për investime në resurse ujore, përmirësimin e shërbimeve informative për menaxhimin e ujërave, si dhe përmirësimin i funksionimit dhe sigurisë së digave.
– Miratuar Strategjinë e Sistemit Inteligjent të Transportit (SIT) në Kosovë për vitet 2024-2030. Kjo Strategji ka për qëllim vendosjen e këtij sistemi në rrjetin rrugor e hekurudhor TEN-T të Republikës së Kosovës. Kjo është thelbësore për përmirësimin e sigurisë, lëvizshmërisë dhe rritjes së efikasitetit në sistemin e transportit. Njëherit, do të ketë ndikim në zhvillimin ekonomik të Kosovës, në mirëqenien sociale të qytetarëve dhe mbrojtjen e mjedisit.
– Miratuar Koncept-dokumentin për Farërat. Për lidhje të qëndrueshme mes fermerëve, përpunuesve dhe shitësve me pakicë, ky koncept-dokument përshkruan politikat dhe kornizën ligjore ekzistuese, të institucioneve shtetërore përgjegjëse për zbatim. Përmes tij është bërë identifikimi i problemeve në çështjet të cilat kanë penguar në menaxhimin e drejtë të farërave, me theks të veçantë mangësitë e kornizës ligjore në fuqi.
– Ndarë 45 mijë euro për Forumin Ekonomik të Vjenës me qëllim të promovimit të vendit.
– Ndarë 500 mijë euro për financimin e projektit “Programi i Banimit Social”. Ky projekt paraqet një ndër pikat më të rëndësishme të programit qeverisës që për qëllim garantimin e akomodimit të dinjitetshëm dhe të përballueshëm për familjet e cenueshme.
Gjatë kësaj mbledhje, kabineti qeveritar u informua mbi zbatimin e zbatimin e Programit Kombëtar për Integrim Evropian gjatë vitit 2023 dhe mbi të arriturat në zbatimin e fazës së dytë të prioriteteve politike të dakorduara ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës -Agjendës për Reforma Evropiane (ERA II). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Ministria e Mbrojtjes: Letra dërguar KFOR-it është një sqarim, jo rizotim për angazhimin e FSK-së në veri
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?