LAJMI I FUNDIT:

I mbijetuari nga Istogu rrëfen për aksidentin tragjik: Shumica e udhëtarëve ishim duke fjetur

I mbijetuari nga Istogu rrëfen për aksidentin tragjik: Shumica e udhëtarëve ishim duke fjetur
Fidan Hajdaraj, i mbijetuar nga aksidenti i rëndë në Kroaci

Fidan Hajdaraj nga Komuna e Istogut është njëri nga udhëtarët që për fat të mirë ka shpëtuar pa ndonjë lëndim serioz trupor në tragjedinë e ndodhur në Kroaci.

Ai për RTK-në ka thënë se tragjedia ka ndodhur shumë shpejt.

“Aksidenti ka ndodhur afërsisht rreth orës 6 të mëngjesit. Shumica e udhëtarëve kemi qenë duke fjetur kur ka ndodhur aksidenti. Gjithçka ka ndodhur shumë shpejt. Unë kam qenë me një udhëtarë nga Juniku”, tregon mërgimtari, përcjell Telegrafi.


Hajdaraj thotë se autoritetet kroate ju kanë ndihmuar shumë në këtë rast fatkeqësie.

E mbijetuara nga tragjedia e autobusit rrëfen momentin e aksidentit: Gjithçka ishte e tmerrshme, ndodhi brenda një minute
Lexo po ashtu E mbijetuara nga tragjedia e autobusit rrëfen momentin e aksidentit: Gjithçka ishte e tmerrshme, ndodhi brenda një minute

“Trupat e parë jemi munduar t’i largojmë ne vet derisa ka arritur ndihma mjekësore e autoriteteve kroate”.

Udhëtari nga Istogu thotë se rreth 15 persona që nuk kanë pasur lëndime të theksuara fizike janë trajtuar shumë mirë nga autoritetet kroate.

“Neve në fillim na kanë dërguar në stacionin më të afërt policor e më pas na kanë akomoduar në hotel ku jemi dhe tash”.

Hajdaraj thotë se në aksident kanë pësuar udhëtarë që kanë qenë në vende të ndryshme të autobusit, nga të dy katet.

“Kanë pësuar disa që kanë qenë lartë e disa poshtë. Thjesht ka qenë çështje fati kush ka shpëtuar e kush ka pësuar”.

Ai thotë se nuk ka pasur ndonjë familjarë në këtë udhëtim por thjeshtë ka qëlluar me udhëtarë të rastësishëm./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori