Mbi doktrinën e “komandantëve legjendarë”: Ne ju kemi çliruar, shteti neve na takon!
![Mbi doktrinën e “komandantëve legjendarë”: Ne ju kemi çliruar, shteti neve na takon!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2019/11/Fadil-Sahiti-780x439.jpg)
Nuk ka asgjë që nuk mund të keqpërdoret dhe që nuk është keqpërdorur nën qiellin e Kosovës. Edhe dashuria mund të shndërrohet si instrument për vrasje; edhe pacifizmi mund të bëhet armë e fuqishme për luftë agresive politike.
Këto 20 vitet e fundit, çdo gjë me vlerë është keqpërdorur. Edhe ndjenja e dashurisë për liri është keqpërdorur. Edhe sakrifica e të rënëve është përdorur si mjet për shkatërrim dhe zhvatje.
Keqpërdoruesit kanë adresë. Çështja është a duam t’i shohim, t’ua japim notën që e meritojnë.
Dy janë adresat e keqpërdoruesve të shtetit. Që 20 vjet, në mënyrë implicite besa shpeshherë edhe eksplicite, shumëkush na thotë se ne ju kemi çliruar, andaj pushteti dhe shteti neve na takon. Rezistencën pacifiste para luftës, dhe sidomos luftën që e kanë bërë, i kanë përdorur dhe po e përdorin për të përligjur shkatërrimin dhe zhvatjen. Janë kujdesur mirë që krejt kjo të bëhet sipas një doktrine mirë të menduar. Ka shumë të ngjarë që doktrinën nuk e kanë disaznuar vet, e kanë marr të gatshme nga homologët e tyre nga Shqipëria. Doktrina është e thjeshtë: kape shtetin dhe pasurohu, sepse tek popujt e varfër, pasuria materiale lehtësisht përkthehet në pushtet politik.
Çfarë kanë bërë?
E kanë asfaltuar dhe betonuar çdo cep të Kosovës, sepse e kanë kuptuar që aty është paraja. Ose nuk e kanë ditur (unë nuk besoj që janë injorantë), ose s’kanë dashur të dinë se shteti nuk është ekuivalent i asfaltimit të vendit. Shtetin nuk e përbën asfalti. Shtetin e mirë e përbëjnë kualiteti i institucioneve të saja – arsimi, ekonomia, kultura, gjykatat, sporti etj.
Cila është gjendja e këtyre institucioneve?
Ju vet mund ta bëni vlerësimin për këtë.
Për të realizuar qëllimet e veta tribale dhe grupore, janë kujdesur të dizajnojnë një propagandë shurdhuese. I kanë ngrit ne legjendë, në mite, të gjithë të rënët në luftë, sidomos komandantët. Është e qartë se nuk e kanë bërë këtë për të përjetësuar kujtimin e tyre. E kanë bërë për të na topitur aftësinë për të parë esëll, për të menduar racionalisht. Na i kanë përplasur fytyrës sa herë që kemi pasë pak guxim t’i kundërshtojmë.
Sa herë t’u jepet rasti na përkujtojnë se për këtë tokë është derdhur gjak, ndërkaq ata që kanë derdhur gjak kanë qenë shokët e tyre. Bëjnë garë të fëlliqur për të na bindur kush ka qenë shoku më i afërt i ‘komandantit legjendar’ ose i presidentit legjendar.
I kritikojmë rrallë. Për shembull, ata e quajnë kritikë të pandershme edhe kur i pyesim se përse investoni në autostrada e jo diku tjetër. Kur pyetja jonë bëhet e drejtpërdrejt, me paturpësi na quajnë njerëz të paturp, mosmirënjohës karshi sakrificës së tyre.
Gjëra të ngjashme kanë bërë edhe krahu tjetër, shumëkush që veten e quajnë pasardhës të ‘rugovizmit’ – ndonëse shumica e tyre nuk kanë asnjë lidhje filozofike dhe politike me atë të Ibrahim Rugovës.
Këta njerëz veç epsh të ethshëm për pushtet kanë, e jo hallin e ndërtimit të shtetit.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![LVV nis festën në Prishtinë, pasi Kurti shpalli fitoren në zgjedhje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/albin-kurtilogo-780x439.jpg)
LVV nis festën në Prishtinë, pasi Kurti shpalli fitoren në zgjedhje
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![Stavileci: PDK ka marrë mbi 200 mijë vota, rezultati tregon se qytetarët kërkojnë një qeveri të re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/3-14-780x439.jpg)
Stavileci: PDK ka marrë mbi 200 mijë vota, rezultati tregon se qytetarët kërkojnë një qeveri të re
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe