LAJMI I FUNDIT:

Mbi 68% e eksportit të Kosovës në kategorinë e pijeve joalkoolike realizohet nga kompania “Frutex”

Mbi 68% e eksportit të Kosovës në kategorinë e pijeve joalkoolike realizohet nga kompania “Frutex”

Brendet: Golden Eagle, Natural dhe Relax mbyllën vitin 2023 një ndër produktet më të eksportuara.

Gjatë vitit 2023, “Frutex” ka shënuar  rritje të eksportit për 40%, kurse pjesëmarrja e kompanisë me brendet Golden Eagle, Relax Natural në kategorinë e pijeve joalkoolike të eksportuara nga Kosova ishte mbi 68%.

Këto shifra e bëjnë “Frutex” kompani lidere të eksportit në vendin tonë, kurse brendin Golden Eagle produktin më të shitur shqiptarë në botë

Tashmë, në kompaninë “Frutex” eksportohen në mbi 30 vende të botës: Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, Serbi, Bosnje, Slloveni, Bullgari,Itali, Zvicer, Gjermani, Suedi, Angli, Belgjikë, Holandë, Bullgari, Çeki, Austri, Luksemburg, Francë, Greqi, Finlandë, Kuvait, Irak, Libi, Kamerun, SHBA, Australi, etj.