Keni gjithçka që ju nevojitet

Pas një përdorimi të gjatë, në fund të enëve grumbullohen njolla të yndyrshme dhe të shkrumbuara, të cilat duket pothuajse e pamundur për t'u hequr.


Larja me detergjent të zakonshëm nuk është efektive në këtë rast, andaj është e nevojshme t'i përdorni metodat alternative, transmeton Telegrafi.

Nëse jeni duke kërkuar mu një metodë të tillë, një video e postuar nga një djalë në Tik Tok, do të jetë më se e dobishme për ju.

Ai ia doli me tri gjëra që i kemi patjetër të gjithë në shtëpi, që edhe pa ujë të largojë shtresat e yndyrës dhe njollat e shkaktuara nga flakët.

Shikoni videon, e cila deri më tani është shikuar nga mbi 660.000 njerëz:

@ramdeep.osahan

Easy home trick 😳😳 #foryou #foryoupage #diy #ramdeeposahan

Pra, djaloshi spërkati kripë dhe sodë buke në fund të enës. Pastaj derdhi mbi të detergjent të zakonshëm për larjen e enëve dhe e mbuloi enën me peshqir letre, mbi të cilat derdhi uthull të zakonshme.

Facoletat e letrës thuajse në mënyrë magjike thithën të gjitha njollat. /Telegrafi/