Kryetarja e Gjykatës Themelore e Prishtinës, Albina Shabani-Rama, ka thënë se thënë se janë mbi 66 mijë lëndë të pazgjidhura në gjykatën që e udhëheq.
Ajo ka thënë se numri më i madh i lëndëve të pazgjidhura – mbi 36 mijë – janë nga departamenti civil, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Sa lëndë kanë mbetur deri më 1 prill 2023, Gjykata Themelore e Prishtinës, pa degë, do të thotë janë mbi 66 mijë lëndë që presin zgjidhje. Prej tyre, 11 e 397 penale të përgjithshme, 110 në Departamentin Special, 1586 në krime të rënda, 553 lëndë në Departament për të Mitur, 36 mijë e 664 dosje në lëmine civile, 7 mijë e 301 dosje në procedurën administrative dhe 6 mijë 720 lëndë në kundërvajtje”, ka thënë Shabani-Rama.
Ajo ka thënë se Gjykata Themelore e Prishtinës po përballet me mungesë të gjyqtarëve dhe numër të madh të lëndëve të pranuara.
“Mbetet sfidë numri i madh i lëndëve dhe numri i vogël i gjyqtarëve”, ka thënë ajo.
Shabani-Rama ka thënë se efikasiteti në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbi 73 për qind sipas standardeve ndërkombëtare.
“Është rritur efikasiteti i gjykatës”, ka thënë ajo.
Ajo ka thënë se gjatë tremujorit të parë kanë publikuar edhe 785 aktgjykime.
Këto të dhëna, Shabani-Rama i ka dhënë të premten, në prezantimin e raportit tremujor të punës së Gjykatës Themelore në Prishtinë. Ky prezantim i raportit është organizuar nga Qendra për Ndihmë Juridike dhe Zhvillim Regjional (CLARD) dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), në bashkëpunim me Kryetaren e Gjykatës Themelore të Prishtinës Albina Shabani-Rama.
Ky aktivitet implementohet nga organizata CLARD në bashkëpunim me IKD dhe në mbështetje të Ambasadës Amerikane në Prishtinë Departamentit të Shtetit Amerikan Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit INL.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos