Mbi 60 viktima të reja në Siri

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut po ashtu ka thënë se rebelët kanë hedhur poshtë një helikopter të qeverisë, në veri të qytetit.
Akademia ushtarake është njëri nga bastionet e fundit të regjimit, në perëndim të Alepos.
Nuk është ende e qartë nëse ndonjëra palë ka marrë kontrollin e plotë të saj, transmeton Rel.
Nga sulmet brenda Damaskut, të hënën kanë humbur jetën të paktën dy civilë, në mesin e tyre një vajzë e vogël.
Sipas aktivistëve, tetë viktima civile janë regjistruar edhe në provincën Idlib.
Që nga shpërthimi i konfliktit midis forcave qeveritare të Sirisë dhe kryengritësve rebelë, në mars të vitit 2011, Kombet e Bashkuara thonë se rreth 70,000 njerëz kanë humbur jetën. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
25/02/2013
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































