Varrezat që ndodhen në pjesën jugore të Gloucestershire të Anglisë, janë dëmtuar nga një kope lopësh që po kullosnin në livadhin që ndodhet në afërsi.

Gardhi i rrënuar ka bërë që mbi 400 prej tyre të dalin dhe të shkaktojnë dëme të konsiderueshme, si dhe të lënë pas shumë jashtëqitje, transmeton Telegrafi.


Mirëpo, pronari i tyre ka deklaruar se do të mbulojë të gjitha shpenzimet, si dhe kë kërkuar falje për rastin.

Derisa gardhi është rregulluar, ekipet e pastrimit kanë filluar punën që të largojnë rrëmujën e shkaktuar. /Telegrafi/