LAJMI I FUNDIT:

Mbi 40 % pritet të jetë pjesëmarrja në zgjedhjet e 22 tetorit (Video)

Mbi 40 % pritet të jetë pjesëmarrja në zgjedhjet e 22 tetorit (Video)

Edhe një javë i ndajnë qytetarët kosovarë nga dita kur do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur udhëheqësit e tyre komunalë.

Fushata zgjedhore tashmë ka hyrë në ditët e fundit, dhe partitë politike kanë shpalosura programet e tyre.

Ndërsa pjesëmarrja e qytetarëve në votim për tu dhënë ose jo besimin këtyre programeve, pritet të jetë afër 40%


Eugen Cakolli nga KDI bëri të ditur se pjesëmarrja ne votime sa i përket zgjedhjeve lokale dhe atyre parlamentare ka qenë ne kuotën e 40 % .

Cakolli theksoi se sa më e lartë te jete pjesëmarrja edhe partitë politike kane burim legjitimiteti me te madh nga qytetaret .

Ndërsa qytetaret për kamerën tonë shprehen se me 22 tetor do tu drejtohen kutive te votimit pavarësisht se janë skeptik se gjendja e tyre do te ndryshoje.