LAJMI I FUNDIT:

Mbi 300 persona të pastrehë të regjistruar në Maqedoninë e Veriut

Mbi 300 persona të pastrehë të regjistruar në Maqedoninë e Veriut

Rreth 350 persona të pastrehë janë të regjistruar zyrtarisht në Maqedoninë e Veriut, por profesorët e fakultetit të sigurisë vlerësojnë se ky numër është shumë më i madh.

Profesoresha Vesna Stefanovska, njëherësh edhe pjestare e ekipit të hulumtimit të titulluar “Rruga e personave të pastrehë, përpara dhe gjatë kohës së të qenit të pastrehë”, thotë se kjo kategori e qytetarëve nuk kanë një profil të caktuar, mosha e tyre është prej 41 deri deri në 65 vjeç, ndërsa 89 përqind të jetës së tyre, ata e kalojnë në rrugë.

Arsyet pse këta persona janë të pastrehë janë të shumëta, disa ndodhen në këtë gjendje për shkak se kanë humbur prindërit, ndërsa disa të tjerë janë persona me histori kriminale që pas përfundimit të dënimit kanë përfunduar në rrugë.


“Duhet të kemi një qëndrueshmëri në punën me personat në rrezik, ta përmirësojmë memorien institucionale që në njëfarë mënyre në shtet ndonjehërë mungon. Domethënë ndryshimi i shpeshtë i personave që janë përgjegjës për një problematikë, pra në çdo katër vjet zgjedhje, njerëz të rinj, zgjedhje të reja, ministra të rinj e gjithë kjo na bën problem shtesë”, deklaroi Suzana Tuneva Paunovska nga Kryqi i Kuq.

Ministrja e punës dhe politikës sociale, Jovanka Trençevska tha se problemi i personave të pastrehë kërkon qasje nga më shumë aspekte, duke nënvizuar se nevojitet më shumë kyçje dhe koordinim të të gjithë sektorëve me qëllim tejkalimin e problemeve me të cilat ballafaqohet kjo kategori e qytetarëve./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Kalo në kategori