Në emisionin “Puls” të KTV-së janë publikuar për herë të parë të dhënat se sa hektarë tokë, sa fabrika, sa ndërmarrje shoqërore, depo, lokale janë shitur prej vitit 2002 e deri më sot nga AKM-AKP.
I ftuar në emision ishte U.D i Zv.Drejtorit menaxhues të AKP-së, Avni Jashari i cili bëri publike të dhëna të panjohura deri më tani për uzurpime, hetime, etj.
“Me spinof special janë shitur 26 ndërmarrje shoqërore. Rreth 20 ndërmarrje janë liruar nga monitorimi pasi i kanë plotësuar kushtet nga AKP-ja. Sa i përket investimeve, 4 ndërmarrjeve, siç janë Grand Hoteli, Miniera e Goleshit, Miniera e Strezovicit dhe Llamkosi, u janë marrë aksionet për shkak se nuk i kanë plotësuar kushtet, kurse dy ndërmarrje shoqërore janë në monitorim”, ka thënë Jashari.
U.D së zëvendësdrejtorit menaxhues të AKP-së, Avni Jashari, pranoi se janë duke u hetuar rreth 9 ndërmarrje të shitura me spinof special sikurse që janë duke u zhvilluar edhe rreth 70 hetime tjera për procese të ndryshme të privatizimit.
“Janë nënshkruar 1286 kontrata të shitjeve të aseteve me vlerë prej 660 milionë euro dhe 200 milionë euro janë investuar nga blerësit. Fondi i mirëbesimit, pra i shitjeve nga privatizimi, është 660 milionë euro. Aktualisht në Bankën Qendrore janë rreth 486,819 milionë euro. Këto shifra janë deri më 31 dhjetor të vitit 2015. Interesi i fituar nga kjo është 34 milionë euro. Asnjë llogari e shitjes së privatizimit nuk ndodhet jashtë vendit por të gjitha janë në Bankën Qendrore të Kosovës”, theksoi Jashari, raporton Koha.net.
Sipas Jasharit, nga viti 2002 e deri më sot janë shitur 1286 prona, prej tyre kanë qenë 523 asete në procesin e likuidimit dhe tjerat kanë qenë asete të ndërmarrjeve të reja, kurse pa u shitur janë edhe 1500 prona, prona që nuk janë shitur ende nga AKP-ja.
“Nga viti 2002 e deri më tash janë shitur apo privatizuar 28,611 hektarë tokë në vlerë prej 98 milionë euro. Për 15 vjet të procesit të privatizimit janë shitur rreth 46% të pronave kurse pa u shitur janë rreth 54%”, bëri me dije U.D i Zv.Drejtorit menaxhues të AKP-së.
“Nga viti 2002 e deri më sot, nga AKM-AKP janë shitur 246 prona/lokale me uzurpatorë, kurse 71 toka janë uzurpuar dhe janë punuar nga uzurpatorët që në total i bie 24% të totalit të të gjitha shitjeve me uzurpatorë të totalit të shitjeve”, shprehet më tej ai.
Sipas Jasharit, punëtorët e ndërmarrjeve të privatizuara kanë marrë 104 milionë euro nga 20 përqindëshi.
U.D i Zv.Drejtorit menaxhues të AKP-së, Avni Jashari, më tej ka thënë se nga viti 1999 janë mbi 2186 ndërtime private joligjore në pronat shoqërore që menaxhohen nga AKP-ja.
Kurse në lidhje me keqpërdorimet e mundshme në lokalet në Pallatin e Rinisë, Jashari ka thënë se policia ka nisur hetimet për këto pretendime që kanë dalë pikërisht nga emisioni “Puls”.
“Është e vërtetë që pas emisionit “Puls”, mund të ketë pas efektin dhe policia ka kërkuar krejt kontratat në Pallatin e Rinisë pas daljes së Z.Vitaku në emisionin tuaj për rastin e tij dhe e vërtetë është që policia ka kërkuar listën e uzurpatorëve të lokale me të gjitha detalet e njerëzve. Janë liruar 120 prona të uzurpuara dhe rreth 190 palë kanë hyrë në kontratë të qirasë”, ka thënë Jashari.
Jashari bën me dije se në vitin 2015 janë inkasuar 3.5 milionë euro nga qiratë “kurse në 12 vitet e kaluara janë inkasuar vetëm 4 milionë euro nga qiratë”.
U.D i Zv.Drejtorit menaxhues të AKP-së theksoi se “Hotel Grandi” do të rikthehet në privatizim dhe kjo do të ndodhë menjëherë pas mbledhjes së Bordit të AKP-së.
Gjithashtu, Jashari tha se Kosova i ka 189 asete nëpër ish-republika të Jugosllavisë.
“Vetëm Trepça i ka 17 asete. Në Mal të Zi kemi disa procese gjyqësore dhe kemi fituar një pronë. Këto prona janë njësi punuese të ndërmarrjeve shoqërore. Lokale të vogla ka të ndryshme”, theksoi Jashari.
Ndërkaq, ai theksoi se në Dhomën e Posaçme janë edhe 183 lista të punëtoreve që janë duke u shqyrtuar dhe janë gati edhe 25 milionë euro për tu paguar për 20 përqindëshin.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Dita Ndërkombëtare e Gruas: American School of Kosova promovon ndërgjegjësimin për kujdesin shëndetësor dhe emocional të gruas

Trandevue ngre lart emrin e Kosovës: Fiton çmimin e madh Evropian

Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare