Ministria për Punë dhe Politikë Sociale, Qendra për punë sociale e Kërçovës dhe Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë sot në aksion të përbashkët janë në terren për ndihmë në lagjet e vërshuara në Kërçovë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

1 61


Siç informojnë nga Ministria, janë vërshuar shtëpi në të ashtuquajturën Lagja e Prilepit në Kërçovë. Tani QPS Kërçovë bën mbikëqyrje në shtëpitë e vërshuara. Edhe pse numri fillestar supozohej se janë rreth 70 shtëpi, nga mbikëqyrja është konstatuar se numri do të jetë mbi 100 shtëpi të vërshuara.

3 21

2 28

"Rreth 50 familje janë vendosur në sallën e sportit 'Ivandoll', ku do të sigurohen kushtet e nevojshme për qëndrim. Deri më tani janë ndarë 75 pako ushqim, 75 pako me mjete higjienike, 100 shtretër, 500 qebe dhe 100 palë këpucë", thuhet në kumtesën e MPPS./Telegrafi/