Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli së bashku me dy zëvendësit e saj, Getoar Mjeku dhe Nenad Stanojeviq, për gjashtë muaj shpenzuan 10 mijë e 451 euro.

Sipas të dhënave që ka siguruar Telegrafi nga qasja në dokumentet publike, treshja udhëheqëse e Ministrisë së Ekonomisë, më së shumti para shpenzuan në akomodim, bileta të aeroplanit, derivate e dreka zyrtare.


Ministrja Rivanolli e vetme për gjashtë muaj, nga janari deri në qershor të këtij viti ka shpenzuar në total 5 mijë e 761 euro.

Më së shumti para ministrja shpenzoi për derivate 1 mijë e 943 euro, për bileta të aeroplanit 1 mijë e 591 euro dhe për akomodim 1 mijë e 252 euro.

378210450 1233108284025409 247895104853834120 n Shpenzimet e ministres Artane Rizvanolli brenda gjashtë muajve/Grafika dhe dizajni: Endrit Dallaveraj/Telegrafi.com

Nga mëditjet e para e Ministrisë së Ekonomisë mori vetëm 164 euro.

Në anën tjetër zëvendësministri i ME-së, Getoar Mjeku për gjashtë muaj shpenzoi 2 mijë e 399 euro.

Mjeku më së shumti para shpenzoi për derivate ku brenda kësaj periudhe ai harxhoi 1 mijë e 112 euro, shkruan Telegrafi.

378213819 332245145843260 3945420156603528623 n Shpenzimet e zv.ministrit Getoar Mjeku brenda gjashtë muajve/Grafika dhe dizajni: Endrit Dallaveraj/Telegrafi.com

Pas derivate, zëvendësministri më shumë para shpenzoi për bileta të aeroplanit, udhëtime zyrtare e telefon.

Nga mëditjet Mjeku mori vetëm 52 euro.

Nga 10 mijë e 451 euro të shpenzuara në total nga treshja e ME-së, zëvendësministri i dytë i kësaj ministrie, Nenad Stanojeviq për gjashtë muaj shpenzoi 2 mijë e 289 euro.

Stanojeviq më shumë para shpenzoi për dreka zyrtare 1 mijë e 038 euro dhe për derivate 975 euro. /Telegrafi/

378222820 627554412895389 7468660618217189885 n Shpenzimet e zv.ministrit Nenad Stanojeviq brenda gjashtë muajve/Grafika dhe dizajni: Endrit Dallaveraj/Telegrafi.com