Mbërrin droni i parë në shtëpinë e BBVK-së, ja cilit banor i dedikohet

Ka mbërritur droni i parë në shtëpinë e BBVK-së.
Ky dron i dedikohet aktorit Rezart Veleshnja, me fansat të cilët duan t’i japin një mbështetje shtesë aktorit.
“Rezi më i miri. Nga çunat e Durrësit”, ishte mesazhi që fluturonte mbi oborrin e shtëpisë së BBVK-së.
Banorët po qëndronin në oborr në kuadër të një kremte për festën e Halloweenit, dhe u entuziazmuan me të parë dronin mbi kokat e tyre.
Shpejt e kuptuan se droni kishte ardhur për aktorin.
“Shikoni lart, shikoni lart. Reziii!”, thoshin banorët me të parë dronin.
Ishte Sara e cila dëgjohej duke i thënë Rezit: “Kape, Kape”.
Rezi sigurisht nuk qëndroi indiferent, duke u thënë atyre: “Ju dua vëllezër!”.
Nga
Telegrafi
30/10/2024
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





























































