Sulmuesi i Real Madridit, Kylian Mbappe është shpallur lojtari më i mirë francez i sezonit 2023/24, duke lënë pas vete yllin e Arsenalit, William Saliba. Kjo është hera e katërt që Mbappe fiton çmimin prestigjioz.
Ylli i Los Blancos e siguroi çmimin e më të mirit me 56 pikë, duke mposhtur me një garë të ngushtë Saliban, i cili përfundoi i dyti me 51 pikë.
Lojtarët e tjerë të shquar në top pesëshen përfshinin Mike Maignan të Milanit me 24 pikë në vendin e tretë, Eduardo Camavinga i Real Madrid me 17 pikë i katërti dhe bashkëlojtari i tij Aurelien Tchouameni me 16 pikë i pesti.
⭐️ Kylian Mbappé has won the “Best French player of the 2023/24 season” award!
He beat William Saliba in the vote by 5 points. pic.twitter.com/0prD4GnEXI
— Madrid Xtra (@MadridXtra) December 14, 2024
Arritja e Mbappe nxjerr në pah dominimin e tij në futbollin francez, me paraqitjet e tij të jashtëzakonshme si për Real Madridin ashtu edhe për kombëtaren franceze.
Votimi, i kryer nga France Football, pa gjithashtu Antoine Griezmann të Atletico Madridit dhe Pierre Lees-Melou të Brestit që të dy të marrin nga 15 pikë.
Më poshtë në listë ishin edhe emra tjerë të njohur si Warren Zaire-Emery, Bradley Barcola, Alexandre Lacazette dhe Jules Kounde. /Telegrafi/