U transferua në tregun e transferimeve të verës për 180 milionë euro nga Monaco te PSG, ku është duke shkëlqyer së bashku me Neymar e Cavani.

Por, Kylian Mbappe zbulon një prapaskenë shumë të rëndësishme të tregut, ku në një intervistë ka thënë se ka refuzuar një ofertë të majme nga Real Madridi.


“PSG është skuadra e qytetit tim, ndërsa Neymar vlen po aq sa Cristiano Ronaldo dhe unë dëshiroja të luaja në një ekip me brazilianin”, deklaroi Mbappe.

Për përballjen në 1/8-at e Championsit mes Los Blancos dhe Parisit, Mbappe shtoi:

“Do të shkojmë në Bernabeu për t’i dërguar një mesazh botës së futbollit”.

Në 21 ndeshje ka shënuar 12 gola në të gjithat garat francezi. /TCh/

telegrafi sport app