Prandaj shumë psikologë ua përshkruajnë pacientëve të tyre terapinë me ditar, e cila, siç pohojnë ata, e redukton stresin, i zvogëlon simptomat e astmës dhe artritit, dhe madje ndihmon në shërimin e plagëve.

Kjo u referohet veçanërisht njerëzve të prirë që të gjithën ta mbajnë në vete, si dhe atyre që, pavarësisht nga biseda me njerëzit e afërm, nuk e shohin ndonjë rrugëdalje nga kriza aktuale në punë apo ajo emocionale.


Kur e vendosni çdo gjë në letër, do të mësoni më shumë për veten, dëshirat tuaja, nevojat dhe frikën më të thellë. Është e rëndësishme që t’i shihni disa gjëra të shkruara për ta kuptuar se sa janë ato në të vërtetë të parëndësishme.

D1113 37 008 0004 600

Ky aktivitet do t’ju ndihmojë edhe në rastin e problemeve të tjera serioze, sepse do t’i largoni ndjenjat negative.

Nuk keni nevojë të shkruani çdo ditë, por vetëm kur është nevoja. Herë pas here, lexoni atë që e keni shkruar në ditar një apo dy muaj më parë.

Siç thonë psikologët, më së miri do të ishte nëse do të shkruanit për momentet e vështira, por edhe ato të mira. Kur ka një ekuilibër midis pozitives dhe negatives, terapia e ka efektin më të mirë. /Telegrafi/