LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj: Bizneset arabe të interesuara të investojnë në Kosovë

Hoxhaj: Bizneset arabe të interesuara të investojnë në Kosovë

Nën patronatin e zëvendëskryeministrit të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës, dhe Klubin e Prodhuesve të Kosovës, është mbajtur sot në Prishtinë forumi i biznesit në mes të Kosovës dhe Arabisë Saudite.

Në këtë forum, ku morën pjesë numër i madh i përfaqësuesve të bizneseve nga Kosova, dhe rreth 20 përfaqësues të bizneseve saudite, u diskutua për klimën e investimeve në Kosovë, praktikat e mira dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik në mes të Kosovës dhe Arabisë Saudite.

Mysafirëve iu drejtua zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, Khalid Abdulrahman AL Othman – presidenti i Saudi Mubadara Development Company, Astrit Panxha nga Klubi i Prodhuesve, si dhe Berat Rukiqi nga Oda Ekonomike e Kosovës.


Në anën tjetër, ministrat Bedri Hamza, Valdrin Lluka, si dhe drejtori i KIESA-s kanë folur për përparësitë e të bërit biznes në Kosovë, ligjin e ri për investime strategjike dhe politikat fiskale të favorshme.

Pas diskutimeve në konferencë, përfaqësuesit e bizneseve nga Kosova dhe Arabia Saudite kanë pasur mundësinë të mbajnë takime të ndara me njëra tjetrën, ku kanë diskutuar plane dhe ide konkrete të bashkëpunimit në fusha të ndryshme ekonomike.

Zëvendëskryeministri Hoxhaj tha se bizneset arabe janë të interesuara të investojnë në Kosovë, duke përmendur fusha si industria e ushqimit, bujqësia, prodhimi dhe menaxhimi i mbeturinave, dhe shumë fusha të tjera.

“Është një rast jashtëzakonisht i mirë që bizneset kosovare t’i vënë kontaktet dhe të bashkëpunojnë me bizneset e Arabisë Saudite, në projekte konkrete, të cilat do të ndikojnë në shtimin e vendeve të punës dhe zhvillimin ekonomik të vendit tonë”, ka thënë Hoxhaj.

Palët janë pajtuar se së shpejti një forum i tillë do të mbahet edhe në Arabinë Saudite. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Ekonomi
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Ekonomi
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Ekonomi
Monedhat më të rralla dhe me vlerë të Mbretëreshës Elizabeth II dhe sa do të vlejnë në 10 vjet

Monedhat më të rralla dhe me vlerë të Mbretëreshës Elizabeth II dhe sa do të vlejnë në 10 vjet

Kalo në kategori