Maya Jama tërhoqi gjithë vëmendjen në Ballin Rozë të Muzeut Britanik, teksa mahniti me një fustan elegant me lule që i rrinte në formë perfekte.

Prezantuesja 31-vjeçare e “Love Island” mori pjesë në eventin e parë të këtij lloji, mbajtur në qendër të Londrës, që festonte statusin e kryeqytetit si një qendër globale e kulturës.


E veshur me një fustan saten me motive lulesh dhe bust me korse, Maya u shfaq plot vetëbesim në tapetin e kuq, duke e kompletuar pamjen me taka të zeza me majë të hapur dhe një gjerdan me diamante, shkruan DailyMail.

Ndërkohë, supermodelja Naomi Campbell zgjodhi një pamje ikonike britanike me një fustan tërheqës me dantellë dhe modelin e flamurit të Union Jack, të kompletuar me një bisht dramatik dhe një mbulesë transparente.

Këngëtarja legjendare Janet Jackson u shfaq gjithashtu me shumë stil, duke mahnitur me një fustan të kuq voluminoz me dekolte të lartë.

Në mesin e të ftuarve spikatën edhe Jerry Hall, e cila zgjodhi një fustan të zi elegant me pallto rozë me pupla, dhe vajza e saj, Elizabeth Jagger, që u shfaq me një fustan transparent të zi.

Pamje të paharrueshme sollën gjithashtu Trinny Woodall me një fustan metalik argjendi, Kristin Scott Thomas me një veshje të artë me lule të qëndisura, si dhe ylli i “Heartstopper”, Yasmin Finney, me një fustan rozë të çelët me gurë të çmuar.

Ndër të tjera, u dalluan edhe Daphne Guinness me një stil unik rozë e të zi, Nathalie Emmanuel me një fustan saten asimetrik, dhe Emma Thynn, Markeze e Bath-it, me një veshje rozë të zbehtë me rrudha dhe dantellë të bardhë.

Eventi mblodhi emrat më të njohur të botës së modës, muzikës dhe artit, duke e kthyer natën në një festë të elegancës dhe kreativitetit britanik. /Telegrafi/