Maurizio Sarri: Hudson-Odoi mund të luajë kundër Liverpoolit

244:"LONDON, ENGLAND - NOVEMBER 29: Callum Hudson-Odoi of Chelsea in action during the UEFA Europa League Group L match between Chelsea and PAOK at Stamford Bridge on November 29, 2018 in London, United Kingdom. (Photo by Michael Regan/Getty Images) 12:"Getty Images
Ai konsiderohet si një ndër talentet e së ardhmes së klubit londinez dhe Anglisë.
Menaxheri i Chelseat, Maurizio Sarri thotë se Callum Hudson-Odoi do të paraqitet në ndeshjen kundër Liverpoolit.
Hudson-Odoi mungoi në fitoren 1:0 kundër Slavia Pragës në kuadër të ndeshjes së parë të çerekfinales së Ligës së Evropës.
"Sipas mendimit tim ai duhej të pushonte. Gjithashtu jashtë ishte edhe Emerson, sigurisht që Hudson është në mendjen time për ndeshjen e ardhshme, por duhet ta shoh në dy sesionet e fundit të stërvitjeve", pohoi strategu italian.
Theksojmë se Marcos Alonso shënoi golin e triumfit gjatë mbrëmjes së kaluar kundër ekipit çek. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
12/04/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































