LAJMI I FUNDIT:

Matuidi: Fitorja ndaj Napolit ishte mesazh për rivalët

Matuidi: Fitorja ndaj Napolit ishte mesazh për rivalët
NAPLES, ITALY - DECEMBER 01: Player of SSC Napoli Elseid Hysaj vies with Juventus player Blaise Matuidi during the Serie A match between SSC Napoli and Juventus at Stadio San Paolo on December 1, 2017 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Mesfushori i Juventusit, Blaise Matuidi, thotë se fitorja ndaj Napolit ishte një mesazh i qartë ndaj rivalëve për titullin e Serie A.

Me golin e Gonzalo Higuainit, Zonja e Vjetër ia shkaktoi humbjen e parë skuadrës së Maurizio Sarrit dhe iu afrua për vetëm një pikë, ndërsa tash e ndjek Interin me dy pikë, pasi Nerazzurrët e morën kreun e tabelës të dielën.

(Foto: Getty Images)

Duke folur për Sky Sport, futbollisti francez e ka lëvduar fitoren e rëndësishme të Bianconerëve duke thënë se deri në fund të sezonit ka edhe shumë ndeshje.


“Nuk ishte një ndeshje vendimtare, por padyshim se ishte një fitore e rëndësishme”.

Juve ia shkakton humbjen e parë sezonale Napolit, tani sytë nga derbi ndaj Interit (Video)
Lexo po ashtu Juve ia shkakton humbjen e parë sezonale Napolit, tani sytë nga derbi ndaj Interit (Video)

“Fitorja ka shumë rëndësi për sezonin tonë në kampionat. Në këtë mënyrë çuam një mesazh të qartë – se Juve është këtu, se skuadra është e fortë dhe në rrugë për Scudetto”.

“Ne punojmë çdo ditë në mënyrë që të arrijmë maksimumin. Qëllimi jonë është të fitojmë, ndërsa sezoni është i gjatë”, ka deklaruar Matuidi.

(Foto: Getty Images)

Mesfushori i Juves ka folur edhe për ndeshjen vendimtare të Ligës së Kampionëve kundër Olympiacosit që zhvillohet në mesjavë.

Të zgjedhurit e Massimiliano Allegrit duhet të fitojnë kundër ekipit grek, në mënyrë që të jenë qind për qind të sigurt për të vazhduar në fazën tjetër.

“Duhet t’i kemi parasysh rreziqet, prandaj duhet të hyjmë në fushë për të fituar”, është shprehur Matuidi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Serie A
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

La Liga
Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Përballja me Benfican dhe një El Clasico në finale të Ligës së Kampionëve - Flick i thotë të gjitha para gazetarëve

Përballja me Benfican dhe një El Clasico në finale të Ligës së Kampionëve - Flick i thotë të gjitha para gazetarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori